FSHF dënon me 10 ndeshje pezullim deputetin Sula

Komisioni i disiplinës në FSHF ka dënuar me 10 ndeshje pezullim nga aktivitetet sportive deputetin e PD-së Dashnor Sula. Ky vendim ka ardhur pas përfshirjes së deputetit Sula në një incident para ndeshjes Shkumbini-Flamurtari.
Gjithashtu komisioni i disiplinës i ka hequr 3 pikë ekipit të Shkumbinit duke bërë që kjo skuadër të renditet me 27 pikë dhe në zonën e play-out.
Kështu ekipi vlonjat i Flamurtarit ka marrë ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 duke bërë që Shkumbini të bjerë nga klasifikimi.
Ndërkohë FSHF-ja ka dënuar me 6 ndeshje pa tifoz edhe ekipin e Kukësit për hedhje sendesh në fushë duke ndërprerë përkohësisht edhe takimin.