E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanov uron KE: Të gatshëm për në BE

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i ka uruar Ditën e Evropës presidentit të Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuj. Në telegramin e urimit Ivanonov përveç urimit dhe dëshirës për progres të BE-së, riafirmon përcaktimin evendit si dhe vullnetin e qytetarëve për integrim në familjen evropiane, raportojnë mediat vendase.


"Dua t`Ju them se qytetarët e Maqedonisë qëndrojnë, edhe krahas pengesave të padrejta, të përkushtuar në realizimin e ëndrrës për anëtarësim në familjen përparimtare evropiane të të gjithë popujve. Pres të shoh ditën kur vendi im do të bëhet anëtare e plotfuqishme e BE-së me të drejta dhe obligime të njëllojta si anëtaret e tjera”, shkruan në telegramin e tij, Ivanov.

Më tej ai shpreh bindjen se Maqedonia do të fillojë në të ardhmen e afërt negociatat për anëtarësim në BE.

"Ne nuk duam privilegje në këtë proces, por të njëjtat kritere që zbatoheshin për vendet e tjera të Unionit. Nga kjo (fillimi i negociatave), përfitime do të ketë jo vetëm vendi im, por edhe rajoni dhe Evropa", shkruan Ivanov.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›