E Diel, 1 Nëntor 2026

Shekulli faqoset, dërgohet në shtypshkronjë, . dhe në mëngjes del gazetë tjetër

Share

Para tri ditësh, gazetarët e Shekullit kanë shtënë në dorë një video, ku duket një gjyqtar i Republikës që është duke ushtruar dhunë mbi një avokate në një nga gjykatat e rretheve. Dhe kanë bërë gati lajmin për të nesërmen. Burimi ynë na thotë se gjithçka ka rrjedhur normalisht, d.m.th raportimi është shkruar, është rënë dakord që titulli kryesor i gazetës të ketë lidhje me këtë lajm, është bërë faqosja, janë dërguar faqet në shtypshkronjë, dhe . ok, gjumë të ëmbël, shihemi në të gdhirë.

Por abracadabra! Në të gdhirë, faqja e parë e Shekullit kish një pamje krejt tjetër. Lajmi lidhur me gjyqtarin që rreh avokaten nuk ekzistonte më. Ishte zëvendësuar me një lajm tjetër, dhe gjithçka ishte bërë në shtypshkronjë, pa dijeninë e reporterëve e të redaktorëve. Me dijeninë e botuesit? Mendja ta thotë se po. Ndryshe, botuesi do kish reaguar, tok me gazetarët. Por ska reaguar askush. Gazetarët nuk kanë reaguar prej frikës se mund të pushohen, e botuesi ndoshta ngaqë ka qenë dakord që kjo gjë të bëhej.

http://respublica.al/artikuj/2012/5/9/shekulli-faqoset-dergohet-ne-shtypshkronje-dhe-ne-mengjes-del-gazete-tjeter

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›