E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruci : Po qeverisni si sundimtar. Jemi te afte te zgjidhim krizen

Nuk ka mbetur pa koment deklarata e kryeminsitrit për jetegjatësinë e tij politike. Kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi, në fjalën e tij në kuvend u shpreh: “Edhe një herë prita se kryeministri i vendit kishte qëndruar pa gjumë dhe kishte ardhur për të dhënë një sihariq. Klasa politike shqiptare e ka maturinë, e ka pjekurinë, e ka përgjegjësinë për ta zgjidhur krizën politike. Zoti ua shtoftë jetën biologjike, por jetën politike nuk e keni në dorë ju. Ju e kini atë në qoftë se do të veproni e do të punoni mbarë, por jo mbrapsht, sic po punoni për ngritjen e këtyre institucioneve. Nëse doni të sundoni, atëherë do të sundoni duke i bërë institucionet partiake, sic po i beni, politike sic po i bëni, të varura nga ju sic po i bëni, dhe ashtu do të sundoni, por fundi do të jetë fundi i një sundimtari, jo fundi i një pushtetari”.

Ruci theksoi gjithashtu se deklarata e Parlamentit Europian mund të përkthehej ose në viza për shqipërinë ose vizë për të ardhmen e saj europiane.

“Fundi i qershorit do të ketë të tjera zhvillime dhe të tjera zhvillime nga partnerët tanë ndërkombëtarë ku ne aspirojmë dhe kërkojmë të aderojmë. Le të mos lemë që durimi i tyre përfundimisht të mbarojë me qëllim që ata të mos i fusin vizën Shqipërisë, si për integrimin, ashtu dhe për liberalizimin e vizave. Në qoftë se kjo ndodh, kjo nuk është për fajin tonë. Daullet bien për ata që kanë vesh. Ju lutem zoti kryeministër dëgjoni, shikoni cpo ndodh, lexoni si duhet lexuar qëndrimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë” tha Ruci.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›