QSUT, nje anglez i dyshuar per malarie
Nje shtetas anglez me profesion pilot, duket se ka rikthyer edhe nje here semundjen e malaries ne Shqiperi. Gjate dites se djeshme, ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza" shtetasi anglez ka kerkuar ndihme mjekesore nga personeli, ndersa ka shfaqur shenja te malaries. Sipas mjekeve ai ka pasur shenja tipike te kesaj semundjeje si dhimbje koke, temperature dhe diarre.
Rasti
Ne oret e paradites se djeshme nje shtetas i huaj, me kombesi angleze dhe me profesion pilot, i eshte drejtuar Spitalit Infektiv ne Tirane ku ka kerkuar ndihme mjekesore, pas problemeve qe ka pasur. Mjeket kane dyshuar per semundjen e malaries, nderkohe qe jane duke u kryer analizat perkatese. "Nje shtetas i huaj, eshte dyshuar per semundjen e malaries, per te po kryhen analizat e duhura dhe gjate dites se marte, do te dalim ne nje perfundim per llojin e diagnozes se tij. Fillimisht dyshojme se ai mund te kete konsumuar dicka, e cila i ka shkaktuar dhimbje koke, temperature dhe diarre" eshte shprehur per gazeten "Koha Jone" shefi i sherbimit te Spitalit Infektiv, Dhimiter Karaj. Sipas tij, pacienti eshte duke marre mjekimin e duhur, nderkohe pritet qe analizat perfundimtare te vertetojne edhe semundjen. Por, sipas te dhenave thuhet se piloti e ka kaluar malarien edhe dy here te tjera, keshtu qe ky infeksion eshte kthyer ne nje semundje kronike. Per sa i perket marrjes se infeksionit, bluzat e bardha ende nuk mund te japin te dhena paraprake. "Askush nuk mund te thote gje per prejardhjen e infeksionit, nese eshte malarie, pasi pacienti per shkak te profesionit qe ka, leviz ne shume kontinente dhe shtete te cilat mund ta kene kete semundje", ka pohuar Karaj.
Infeksioni
Nga te dhenat paraprake del se pacienti i dyshuar si bartes i infeksionit te malaries, ka hyre ne Shqiperi tre dite me pare. Ai ka pasur shenja tipike, te kesaj semundje, si dhimbje koke, temperature dhe diarre, por nga zyra sanitare e aeroportit "Nene Tereza", nuk eshte raportuar ky fakt, edhe pse ai ka hyre ne vend permes kesaj pike kufitare. Pacienti, i cili eshte i seksit mashkull, eshte paraqitur vete ne Spitalin Infektiv ne Tirane, ku i eshte dhene menjehere ndihma e pare mjekesore dhe eshte marre urgjentisht masa e izolimit, per te. Po ashtu edhe specialistja e Institutit te Shendetit Publik, Silva Bino, deklaron se, nuk behet fjale per formen me te rende te malaries, por eshte nje rast kronik i kesaj semundjeje. Autoritetet qetesojne, opinionin se rasti nuk perben asnje rrezik, pasi ai eshte izoluar dhe se origjina e semundjes nuk eshte Shqiperia, por nje vend i larget si Uganda, prej dhe nga eshte importuar malaria.
Malaria, si shkaktohet semundja
Malaria eshte nje infeksion i shkaktuar nga parazite njeqelizore, te cilet hyjne ne gjak nepermjet ngacmimit nga mushkonja e malaries. Keto parazite mund te shfaqen ne pese specie te ndryshme. Dhe shume infeksione qe shfaqen tek njeriu, shkaktohen prej tyre. Nje pjese e ketyre paraziteve kalojne kohe ne jeten e njeriut te infektuar, e disa te tjere ne trupin e mushkonjes se malaries. Te trupi i njeriut, ato perqendrohen ne melci dhe tek rruazat e kuqe te gjakut. Pasi hyn ne gjak ky parazit, fillojne te shfaqen simptomat e para te malaries. Demtimet qe sjell kjo semundje jane vdekjeprurese. Simptomat e para shfaqen brenda pak javeve nga pickimi i mushkonjes se malaries. Kunder semundjes se malaries jane bere perparime. Por, malaria vazhdon te preke vendet e varfra, duke shkaktuar cdo vit vdekjen e 1 milione vetave. Po ashtu edhe viti 2007 ka qene nje progres i vertete ne luften kunder malaries. Nga malaria rezultojne te prekur rreth 500 milione njerez ne bote dhe rreth 2 milione te vdekur cdo vit. Kjo eshte nje semundje tropikale.
Simptomat
Temperature e larte
Lodhje
Dhimbje koke
Dhimbje muskujsh
Crregullime me aparatin tretes
Te vjella
Ndjesi te fiketi
Ekspertet paralajmeruan rikthimin e semundjes
Vetem nje jave me pare ekspertet me te larte te shendetesise, paralajmeruan rikthimin e malaries ne vendin tone. Por, pavaresisht se synuan tek ndryshimet klimaterike qe mund te sjellin semundje te rrezikshme ne vend, ata nuk kane pranuar se ajo mund te importohej nga vende te tjera. Pak dite me pare ne nje takim, perfaqesues te Organizates Boterore te Shendetesise, drejtues te Ministrise se Shendetesise, kane perpiluar nje projekt qe do te parandalonte semundjet infektive qe shfaqen si pasoje e ndryshimeve te klimes, nga temperaturat e larta, ciklonet, tajfunet, termetet, nga dukuri te pazakonta atmosferike. Drejtori i Shendetit Publik, ne Ministrine e Shendetesise, Gazmend Bejtja, tha se vendi yne nga pozita gjeografike, eshte i rrezikuar ndaj semundjeve te tilla infektive. "Me rritjen e temperaturave brezi i malaries, mund te zhvendoset me ne veri. Pra, ne qofte se malaria sot shihet vetem ne Afrike kryesisht, mund te shfaqet dhe ne Evropen Jugore, ne qofte se ngrihet temperatura. Shqiperia per nga pozita gjeografike eshte nje vend i cili eshte vunerabel, pra, i prekshem nga kercenime te tilla. Eshte nje vend qe mund te preket dhe te vuaje pasoja nga rritjet e temperatures, nga thatesira", tha Gazmend Bejtja. Drejtuesit e shendetesise thone se krahas semundjeve ekzistuese, te cilat njihen, mund te shfaqen si pasoje e ndryshimeve klimaterike dhe semundje te tjera te reja, qe jane te panjohura nga specialistet e shendetesise. "Behet fjale per ato semundje te cilat mund te rishfaqen, per semundje infektive te cilat nuk kane ekzistuar me pare. Pra, krijohen mikroorganizma te rinj, te cilet shkaktojne semundje te caktuara. Apo mikroorganizma te shkuara qe mund te rigjallerohen ne nje kontekst te ri dhe mund te shkaktojne probleme per shendetin", tha Bejtja.