Mblidhet Kolegji i Kryetarëve, Berisha: Shqipëria në “udhëkryq të rrezikshëm”, opozita të qëndrojë vigjilente

Mbahet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve. Në fjalën e tij, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se mbledhja vjen në kuadër të zhvillimeve politike në vend, duke paralajmëruar përkeqësim të situatës. Ai theksoi se, Shqipëria ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm, duke ia faturuar këtë gjë qeverisë.
Në këtë kuadër, kryedemokrati theksoi se opozita do duhet të jetë në gatishmëri të vazhdueshme.
“Një fjalë thotë, uji fle, hasmi nuk fle. Ne duhet të themi, uji fle, opozita nuk fle. Se po fjeti, e merr lumi. Ndaj dhe ne duhet të jemi në këmbë në çdo kohë, në çdo rast, në çdo përpjekje. Kështu që e thirrëm këtë mbledhje këtë ditë për probleme jashtëzakonisht të rëndësishme, të vetë, të partisë dhe të vendit. Sot, udhëkryqi në të cilin e ka vendosur regjimi Shqipërinë po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm. Po bëhet më i rrezikshëm se kurrë më parë”, deklaroi Berisha.
/rtsh.al/