E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndotja e mjedisitgjobitet fabrika ebakrit ne Fushë-Arrëz

FUSHE ARREZ- Një ditë pas protestës së banorëve të lagjes Palaj e Lushaj për ndotjen që u shkakton fabrika e pasurimit të bakrit në qytetin e Fushë Arrëzit.

Mëngjesin e së premtes një grup ekspertësh të Agjencisë Rajonale të Mjedisit në Shkodër kanë inspektuar kompaninë.
Pas kontrollit në dokumentacion, është vendosur penalizim për mos rinovim të lejes mjedisore, me një gjobë prej 300 mijë lekësh të reja.

Një ditë më parë, banorët e lagjeve në afërsi të fabrikës së pasurimit të bakrit në qytetin e Fushë Arrëzit bllokuan fabrikën ëpr 5 orë duke lënë pa punë punonjësit e kompanisë, pasi pretendojnë se ajo u ka shkaktuar ndotjen e mjedisit dhe ujit të pijshëm, ndërsa kërkuan hapjen e vendeve të reja të punës.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›