E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimet e Rënda, 25 pyetje për ish-SHIK-sin Miraj

02/07/2010 Akuza harton pyetësorin, më 8 korrik hetues e gjykatës zbresin në Romë

Shefi i SHIK-ut në Lezhë, mbante çelësat e bazës së Vaimit të Lezhës

TIRANE- Hetues të Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë filluar hartimin e pyetjeve pasi më 8 korrik së bashku me trupën e gjyqtarëve, do të udhëtojnë drejt Romës në Itali, ku dhe do marrin në pyetje shtetasin Martin Miraj. Ky i fundit ka qenë me detyrë ish-shefi i SHIK-ut në Lezhë, si dhe personi kryesor që mbante çelësat e bazës sekrete të Vaimit, ku biznesmeni Remzi Hoxha, Avdyl Loshaj dhe Ziso Kristopulli u izoluan dhe torturuan nga agjentët e shërbimit sekret shqiptar. Janë rreth 25 pyetje, nga të cilat organi i akuzës do të mundohet që nëpërmjet përgjigjeve të Martin Miraj të zbardhë sado pak misterin e zhdukjes së trupit të Remzi Hoxhës. Sipas Prokurorisë, Miraj besohet se disponon informacion të bollshëm, mbi personat që e kanë rrëmbyer dhe më pas transportuar Hoxhën në bazën sekrete të Vaimit. Veç këtij detaji, organi i akuzës ka përpiluar disa pyetje me qëllim mësimin e personave që e kanë torturuar, vrarë dhe më pas zhdukur trupin e biznesmenit shqiptaro-maqedonas. Mësohet se një tjetër pyetje me interes për hetimin lidhet edhe me vendin se ku ndodhet realisht trupi i të ndjerit Remzi Hoxha. Për këto dhe shumë detaje të tjera, prokurori Xhevat Hana së bashku me përfaqësues të Gjykatës së Krimeve të Rënda më 8 korrik do zbarkojnë në Romë, ku në njërën nga sallat gjyqësore të gjykatës romane do të pyesin ish-shefin e SHIK-ut në Lezhë Martin Miraj. Ky i fundit që prej vitit 1997 është larguar nga Shqipëria në drejtim të Italisë, ku dhe jeton si emigrantë së bashku me familjen e tij. Gjatë hetimeve Prokuroria ka arritur të identifikojë emrin dhe rolin e tij dhe në pamundësi për t’i marrë deklarimet, gjykata ka vendosur që ai të pyetet në Itali. Çështja “Remzi Hoxha” është duke hetuar nga prokuroria shqiptare që prej vitit 1995, periudhë kjo kur ai u rrëmbye nga SHIK në rrugën “Sirri Kodra” në Tiranë. Lidhur me këtë ngjarje akuza ka vënë në përgjegjësi penale shtetasin Arben Sefgjini, Avni Koldashin, Budjon Meçen dhe Ilir Kombaron, i cili ndodhet në Angli.

E. Qyno

Edmond Quka shmangu nga dëshmia Idrit Doklen dhe Taullain

Banda e Durrësit, pranga dëshmitarit të dytë

TIRANE- Pas ndalimit të shtetasit Eqerem Kazazi për akuzën e dëshmisë së rreme në procesin gjyqësor të Bandës së Durrësit, dje një tjetër dëshmitar është arrestuar nga Prokuroria, pasi gjatë deklarimeve në gjykatë ai ndryshoi thëniet. I ndaluari quhet Edmond Quka me banim në Durrës. Ky i fundit ishte thirrur nga Krimet e Rënda për të dëshmuar në procesin gjyqësor ndaj 17 të pandehurve të Bandës së Durrësit, ku do të sqaronte episodin e vrasjes së Marsel Sotirit. Sipas Prokurorisë, në makinën e Edmond Qukës ndodheshin Indrit Dokle dhe Ingrid Taullaj, por këtë fakt dëshmitari e ka anashkaluar, gjë e cila i kushtoi prangosjen dhe shoqërimin e tij në polici. Sipas Qukës në vitin 2000 Klodian Saliu, i cili e kishte banesën ngjitur me motrën e tij i ka dalë përpara dhe i ka thënë që ta çonte në Rruzhbull. “I thashë që nuk kisha naftë, por ai më tha që i hidhte ai, sa lekë doja. Unë i thashë 10 mijë lekë. Ka qenë darkë, ktheva makinën. Klodiani erdhi tek dritarja ime dhe më dha 10 mijë lekëshin. Duke bërë muhabet me Klodianin, hipi në makinë Coli me të vëllain e Klodianit, emrin sesa di. Më pas hipi edhe Klodi.

E. Qyno

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›