E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim në Mitrovicë, një i vdekur, 11 të plagosur

Serbët kishin filluar një protestë sot pas orës nëntë,në Lagjen e Boshnjakëve, në Mitrovicë. Gjatë protestës ndodhi një shpërthim duke plagosur 12 prej protestuesve, njëri prej të cilëve, Mesut Gjokoviç, humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të rënda.

Lagjja e Boshnjakëve vazhdon të jetë multietnike në pjesën veriore të Mitrovicës. Në urën lindore, që ndanë qytetin në dy pjesë, janë të stacionuara forca të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës. Raportohet se tani gjendja është e qetë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›