Ndotja, komplekset derdhin ujërat e zeza në det
Për shkak të mungesës së kanalizimeve të ujërave të zeza, ky sistem objektesh funksionon me gropa septike. Banorë të zonës të Shkëmbit të Kavajës janë ankuar për ndotjen e bregut të detit
DURRËS - Disa komplekse turistike në bregdetin e Durrësit vazhdojnë të mos përdorin gropa skeptike për ujërat e zeza, por i derdhin ato drejt e në det, duke ndotur mjedisin e larguar pushuesit. Ende pa ardhur mirë vera, banorë të zonës së plazhit, e konkretisht të Shkëmbit të Kavajës janë ankuar për ndotjen e bregut të detit që po ngjet këto ditë për shkak të shkarkimit të ujërave të zeza brenda në det. Përgjatë vijës Plepa-Shkëmbi i Kavajës janë ndërtuar një numër i madh hotelesh dhe kompleksesh turistike. Për shkak të mungesës së kanalizimeve të ujërave të zeza, ky sistem objektesh funksionon me gropa septike. Ligjërisht, ujërat e zeza të grumbulluara në këto gropa, më pas duhen thithur me autobote e duhen shkarkuar në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit. Gjatë këtyre ditëve, pronarët e komplekseve turistike kanë nisur nga puna përgatitore për të pritur sezonin turistik që po afron. Pjesë e punës është edhe pastrimi i gropave septike apo shkarkimi i tyre. Por, disa prej tyre kanë preferuar që të hapin në rërën e plazhit kanale të përkohshme nëpërmjet të cilëve po shkarkojnë ujërat e zeza, në vend që t'i thithin ato me autobote. Të tjerë pronarë hotelesh janë shqetësuar dhe kanë ngritur zërin për këtë dukuri, e cili vetëm sa largon pushuesit të cilët mund të kenë planifikuar të kalojnë disa ditë vere në këtë pjesë të bregdetit. Janë plot 6 kanale të improvizuara që vazhdojnë të derdhen në det gjatë ditëve të fundjavës. Vitin që shkoi, organet e mbrojtjes së shëndetit të popullatës patën gjobitur dy persona juridikë, pasi patën kryer një shkelje të tillë. Ndoshta, ata do të ndjehen sërish në këtë prag sezoni për të mbrojtur atë pjesë të bregdetit që mund të mbrohet nga vërshimi i ujërave të zeza, të cilat janë mjaft të dëmshme për pushuesit.
(d.b/GSH/BalkanWeb)