E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pashkët, Berisha uron besimtaret ortodokse

"Këtë vit, ne i festojmë këto Pashkë si një komb dhe një vend anëtar i NATO-s. Le të urojmë së bashku që Pashkët e ardhshme t`i kremtojmë më mirë", thuhet ne mesazhin e Berishes 

 TIRANE -Kryeministri Berisha ju uron me përzemërsi besimtarëve ortodoksë dhe të gjithë besimtarëve shqiptarë: Gëzuar Festën e Pashkëve!
"Gëzuar Pashkët, ditën e bekuar të ringjalljes së Krishtit, ditën e përjetësisë, ditën e shpresës dhe të besimit tek Zoti, besimit tek vetvetja dhe tek njëri-tjetri, ditën e besimit tek vendi ynë. Këtë vit, ne i festojmë këto Pashkë si një komb dhe një vend anëtar i NATO-s. Le të urojmë së bashku që Pashkët e ardhshme t`i kremtojmë më mirë, në harmoni me njëri-tjetrin dhe në prosperitetin që shqiptarët meritojnë. Gëzuar të gjithëve"!, citohet në mesazhin e kryeministrit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›