E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndotja mjedisoreMSH Kemi vendosur 67 gjoba

Ndotja e larte mjedisore e evidentuar ne vendin tone ka sjelle dhe reagimin e funksionareve te ministrise se mjedisit te cilet ne nje konference per shtyp kane bere me dije se ky institucion ka permbushur te gjithe detyrat e tij duke publikuar dhe nje liste me masat e mara per kete problem.

Sipas drejtorit te kontrollit per mjedisin Alfred Deshati deri me tani jane vene 67 gjoba per bashkite dhe komunat me te medha te vendit per shkak te mos administrimin total te mbetjeve. Por nga na tjeter Deshati nuk ka pranuar te mbaje te gjithe pergjegjesine sipas tij Instituti i shendetit Publik eshte nje tjeter institucion qe mund te vendose gjoba dhe te mbylle aktivitetin e subjekteve qe ndotin mjedisin.

Nga ana tjeter drejtori i Insitutit te Shendetit Publik Alban Ylli eshte shprehur se institucioni qe ai drejton ka vetem kompetencen te beje vezhgime studime dhe analiza por jo te marre masa si mbyllja e aktivitetit. Furrat gelqerore ne rrethin e Krujes zene numerin me te madh te subjekteve qe jane mbyllur per shkak te ndotjes se rende mjedisore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›