Ndotja në Tiranë, re tymi mbulojnë urën e Babrrusë

Ndotja në Tiranë vazhdon të jetë një nga shkaktarët kyresorë të vdekjeve në kreyqytet. Dhe kjo vetëm nga pirgjet e plehrave që gjenden gjithkund apo nga trafiku i rënduar, por edhe nga raste të paprecenta të shkaktuar nga vetë qytetarët apo drejtuesit të subjekteve private.
Këto pamje i përkasin Tiranës, në urën që të lidhë me Babrrun, ku djegia e mbetjeve dhe e gomave ka shkaktuar këtë situatë ndotje.
Kjo situatë ka zgjatur për gati një orë, ku ndotja arrin në nivelin ekstrem dhe e gjithë kjo në mëngjesin e së enjtes në sy të të gjithë qytetarëve. Por kjo katastrofë rrit edhe rrezikshmërinë e aksidenteve, sepse ura është njëkalimshe dhe nuk shihej asgjë nga automjetet që futeshin në këtë tunel tymi.
Raste të tilla ndodhin shpesh edhe në kryeqytetin e mbipopulluar. Më heret OBSH në raportin e saj raporton se brenda vitit në Tiranë vdesin 500 qytetarë. Dhe e gjithë kjo vetëm për shkak të ndotjes së kryeqytetit. Kryeqendra e shqiptarëve është cilësuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, si një nga vendet më të ndotura në Evropë, sepse ndotja e ajrit është 3-4 herë më e lartë se normat e BE-së.
Sipas raportit të fundit të OBSH kryqëzimi i "21 Dhjetorit" është zona më shqetësuese e ndotur, por edhe periferia e kryeqytetit i ka tejkaluar normat e lejuara europiane.