E Diel, 1 Nëntor 2026

Jennifer Aniston: Meshkujt u tremben femrave të suksesshme

Gazeta Shqip

Thotë pikërisht kështu një goditje elektrike kur flet për takimin me të dashurin e saj Justin Theroux. Një Jennifer Aniston  kaq në formë, kaq të lumtur dhe kaq llafazane (flet madje edhe për Brad e Angelina) nuk e keni parë kurrë (eh dashuria)

Jennifer AnistonDuket qartë që Wanderlust, komedia e radhës e Jennifer Aniston ka qenë e suksesshme. E në fakt, ishte filmi që i ndryshoi jetën. Subjekti është një pasqyrë e këtyre kohëve, ku nuk flitet për gjë tjetër veçse për krizën ekonomike. Një çift profesionistësh nga Manhatani gjenden pa punë: për të kursyer vendosën të shkonin për të jetuar në një komunitet hipi ku triumfon dashuria e lirë. E për sa i përket dashurisë, pikërisht në sheshin e xhirimeve të këtij filmi aktorja njohu Justin Theroux, të fejuarin e saj, e me sa duket edhe burrin e ardhshëm. Nuk e kemi parë kurrë kaq të bukur e kaq seksi. Rachel e Friends po jeton, tani në moshën 43 vjeçe një periudhë shumë me fat, me shumë filma të suksesshëm dhe një jetë private më në fund të lumtur. Aniston e Theroux tani janë duke kërkuar një çerdhe për të jetuar së bashku

Jennifer, në Wanderlust, personazhi juaj zbulon një tjetër jetë. Ju vetë ju ka ndodhur një eksperiencë e tillë?

Bën shaka? Në realitet ka më shumë alternativa sesa personazhi im në film. Wanderlust ka qenë për mua një eksperiencë pune e jashtëzakonshme. Kjo sepse ka qenë edhe rasti për të njohur dhe dashuruar me Justin. Me pak fjalë, nuk e mohoj që realiteti dhe filmi u bashkuan bashkë gjatë xhirimeve.

Surprizat nuk përfundojnë kurrë

E saktë, e bukura e jetës është se nuk e di kurrë atë që të pret. I thua po një filmi, shkon në sheshin e xhirimeve me njerëz të tjerë, pastaj ndodh diçka që të ndryshon ekzistencën. Sigurisht për mirë. Një rrufe, një goditje elektrike.

Po kërkoni edhe ju, si personazhi juaj në film, një vend ku të arratisesh nga diktatura e përditshme?

Do më pëlqente të kisha një vend të gjithin për vete në Meksikë. Por meqë dielli është shumë i dëmshëm për lëkurën time delikate mendoj se duhet të heq dorë nga rifuxhoja meksikane. Të paktën për momentin.
Nëse nuk do ishe bërë një divë kinemaje, çfarë do të kishe bërë në jetë?

Do bëhesha regjisore ose producente. Ose dermatologe. Më magjeps gjithçka që lidhet me lëkurën dhe produktet për të, si kremrat, lazeri. Jam e fiksuar nga tema e rrezeve diellore që filtrojnë përmes vrimës së ozonit.

Je 43 vjeçe me një fizik prej 20-vjeçareje. Na thoni të vërtetën: Sa të kushton kjo?

Bëj ushtrime fizike çdo ditë: 40 minuta kardio, vrap, ushtrime për këmbët apo një kombinim të të triave. Po ashtu tre herë në javë bëj edhe joga. Gjëja më e mirë është të stërvitesh dhe të përziesh disiplina të ndryshme. Por mbi të gjitha unë pi shumë ujë dhe me kalimin e viteve kam mësuar të ngadalësoj ritmet fizike dhe mendore. Marr gjithçka me qetësi.

Di që ju pëlqen të bëni gjimnastikë duke dëgjuar muzikë të vjetër?

Po, dhe për mua kjo përfshin muzikën e viteve 70-80, nga Michael Jackson te Madonna. Më pëlqen të stërvitem nën ritmin e  këngëve të tyre.

Nuk ju kemi parë kurrë kaq seksi dhe të sigurt në vetvete. Meritë e të fejuarit tuaj?

E vërtetë, nuk jam ndier kurrë kaq mirë me veten sesa në këto momente. Në moshën 20-vjeçare nuk ishte kështu: isha e pasigurt, kisha frikë nga gjykimi i të tjerëve. Të ndihesh seksi do të thotë shumë gjëra. Kam njohur edhe njerëz të rinj dhe një shoqëri e mirë të mbush gjithmonë me gëzim.

Mendon se pasi kalon 40 vjet, gratë e sigurta në vetvete i vendosin burrat në vështirësi?

Burrat u frikësohen gjithmonë grave të sigurta në vetvete, në çfarëdo lloj moshe.

Keqardhje për raportet që ke pasur në të kaluarën?

Kurrë. Kam dhënë dashuri dhe kam marrë. Edhe nga Brad. Nga çdo lidhje mëson diçka, çdo ndarje të bën të rritesh. Jo nuk ndiej aspak keqardhje. Nuk do isha kaq mirë, nëse nuk do kisha jetuar të kaluarën.

Që nga divorci juaj gazetat dhe revistat kanë shkruar pa fund. Çfarë është gjëja më absurde që ke dëgjuar për veten?

Kanë qenë shumë. Por ajo që më dhemb më shumë lidhet me thashethemet për mua Brad dhe Anglein-ën, sikur të bëhej fjalë për një trekëndësh. Vazhdohet të thuhet se mes nesh ka një luftë të hapur. Asgjë nuk është e vërtetë, doja tia shpjegoja publikut këtë. Kam mësuar se kur je i famshëm sa më pak gjëra thua për jetën tënde private aq më i lumtur je. Edhe pse tani ajo çka unë dhe Justin bëjmë në kohën e lirë nuk i intereson askujt.

Jennifer Aniston: Meshkujt u tremben femrave të suksesshme burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›