Ndotja në gjirin e Meksikës, janë derdhur 40 mijë fuci nafte në ditë

Një zyrtare e lartë amerikane tha se më shumë se dyfishi i naftës së llogaritur më parë mund të jetë derdhur në Gjirin e Meksikës para se kompania British Petroleum të priste tubacionet për të vendosur kupolën që ka penguar derdhjen e një sasie të madhe nafte në oqean. Shkencëtarët amerikanë kanë publikuar të dhënat e reja që thonë se rreth 40 mijë fuçi naftë në ditë dalin nga tubacioni i dëmtuar në Gjirin e Meksikës.
Vlerësimet janë shumë më të mëdha se ato paraprake të muajit të kaluar, kur shkencëtarët pretendonin se çdo ditë rrjedhin nga 12 mijë deri 19 mijë fuçi nafte. Shefia e Agjencisë Amerikane Gjeologjike, Marcia McNutt, tha se studimet tregojnë se mbi 40 mijë fuçi nafte mund të jenë derdhur në ditë nga pusi i marrë me qira nga gjigandi energjetik britanik, BP.
Ndërkohë, kryrtarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Nancy Pelosi, akuzoi BP-në për mungesë integriteti..Qeveria amerikane tha dje se BP ka rënë dakord që të përshpejtojë kërkesat për kompensime të njerzve të prekur nga derdhja masive e naftës. < I mëparshmi