Ndotja në metropol, mbeturinat hidhen rrugëve ditë edhe natë (FOTO)
Tiranë- Gazeta investiguese dhe denoncuese online IDEA ju sjell sot në qendër të denoncimit të ndotjes së mjedisit disa fotografi që kanë mbërritur në adresën tonë të e mail-it ku tregohen mbeturina të hedhura pa kriter në mes të rrugës.
Dhe jo vetëm kaq, por injorimi i koshave në mënyrë të qartë dhe haptazi në shkelje të të gjitha rregullave dhe principeve të një qytetari të edukuar dhe të pastër.
Ndotja e mjedisit nuk ka vetëm një nxitës, nuk ka vetëm një faktor, por duke i neglizhuar ata me rradhë, ashtu siç bëhet edhe me ndotjen nga mbeturnat të çdo cepi ku ne vetë kalojmë, atëherë edhe mjedisi nuk është aq miqësor me ne.
Duke shkaktuar për më tepër edhe dëme në shëndetin e të gjithëve ne, duke nisur që nga fëmijët e vegjël.
Ndotja në metropol, mbeturinat hidhen rrugëve ditë edhe natë
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 7