Eurovizion, Sejko dhe Lulgjuraj ndezin sallën në Suedi, por nuk kualifikohen
SUEDI - Shqipëria ka mbetur jashtë finales së Eurovizion këtë vit. Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj ndezën sallën e "Malmo Arena" në Suedi me "Identitet", por nuk ia dolën të kualifikohen. Ata interpretuan të 14-ët, ndërsa flamuj të shumë vendeve valëviteshin nën ritmin e muzikës shqip. Me një ndërthurje mes tradicionales dhe modernes, veshja e trupës sonë qe e stiluar nga Joni Peçi. Interpretimi me kitarë i Sejkos e bëri për vete publikun ndërsa zjarri e mjegulla mbuluan skenën në çastin kur këndohej shqip. Në fund, krahas flamujve shqiptare, edhe ata grekë u valëvitën për këngën tonë, ndërsa Sejko e Lulgjuraj falenderuan në gjuhën shqipe. Në finale mbrëmjen e djeshme shkuan: Hungaria, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Rumania, Norvegjia, Islanda, Armenia, Finlanda, Malta dhe Greqia, ndërsa nga gjysmëfinalja e parë: Moldavia, Lituania, Irlanda, Estonia, Bjellorusia, Danimarka, Rusia, Belgjika, Ukraina dhe Holanda.
Kënga
Kënga "Identitet" me tekst të Eda Sejkos është interpretuar nga kitaristi Bledar Sejko, që ka realizuar edhe muzikën në bashkëpunim me këngëtarin Adrian Lulgjuraj. Mbrëmë u interpretuan 17 këngë, nga të cilat në finale shkuan 10 shtete. Votimi filloi në orën 22:21 deri në orën 22:36, pra vetëm 15 minuta. Shqipëria kishte kodin 14. Këngë të ndryshme përshëndetëse u prezantuan mbrëmë në "Malmo Arena", ndërsa u shfaqën edhe pjesë nga edicionet ndër vite të këtij festivali, për të parë se si ai ka ndryshuar ai për të ardhur në ditët tona.
Shqipëria u prezantua mbrëmë e 14-ta në natën e dytë gjysmëfinale të Eurovizionit, duke përcjellë për publikun europian tingujt e rock-ut shqiptar. "Kënga jonë është për identitetin shqiptar. Një mesazh, të cilin ne po përpiqemi ta ndajmë përmes tekstit, i cili flet për shpresën që një ditë edhe vendi ynë t'i bashkohet identitetit europian", është shprehur më herët Adrian Lulgjuraj. Artistët shqiptarë e kanë shkundur skenën e Eurovizionit. Shumë mjegull, drita të forta portokalli dhe sigurisht fishekzjarre. Këngëtarët nuk ishin vetëm në skenë. Për të sjellë tingujt rrok ata u shoqëruan edhe nga një baterist, një perkusionist, një tastierë dhe një kitarë bas. "Identitet" nga Sejko dhe Lulgjuraj u interpretua në gjuhën shqipe.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)