E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndotja, tre kryqezimet ne Tirane me dyoksid azoti

Sonila Isaku

Tre pika, pikerisht kryqezimet me te medha te kryeqytetit, jane edhe zonat me te ndotura ne vend. Sipas studimit me te fundit te kryer nga Instituti i Shendetit Publik rezulton se zona te "21 Dhjetori", "Zogu i Zi" dhe pjesa te mbikalimi i ri qe po ndertohet te kthesa e Kamzes jane pikerisht zonat me pluhur dhe me ndotje me te larte. Por, pervec pluhurit qe thithim cdo dite, ne ajrin e kryeqytetit qarkullojne dhe grimca dyoksidi ta azotit, te leshuara prej gazrave te automjeteve te shumta qe levizin gjate dites, sidomos ne keto tri zona. Por, ajo qe eshte me problematike eshte pasojat qe lene ne shendetin e popullates se ketyre zonave.

Ndotja

Pluhur, por edhe grimca te demshme te dyoksidit te azotit vazhdojne te qarkullojne ne ajrin qe thithim cdo dite. Ndersa pasojat qe lene ne shendetin e njerezve jane shume te renda, duke filluar nga semundjet e mushkerive deri tek ato kancerogjene. "Monitorimi i fundit i kryer nga ana jone vazhdon qe te rendise Tiranen ne qytetet me te ndotura. Nderkohe qe per sa i perket nivelit te saj, ajo eshte tri here me e ndotur se normat e percaktuara nga BE, dhe dy here sa i perket nivelit te vendit tone", eshte shprehur Agron Deliu, specialist i monitorimit te ajrit ne Institutin e Shendetit Publik. Sipas tij, grimcat e dyoksidit te azotit, te cilat jane prezente ne kete zone jane shume te demshme pasi depertojne me shpejt ne mushkri per shkak te permasave te vogla qe kane. "Rri zonat me te ndotura te cilet jane prane kryqezimeve kane edhe perqindjen me te larte te grimcave te dyoksidit te azotit. Ky dyoksid clirohet nga djegia e karburantit te makinave, dhe domosdoshmerish niveli me i larte eshte tek keto pika hyrese te kryeqytetit" ka pohuar Deliu. Sipas te dhenave te ISHP-se, ajri ne vendin tone perbehet nga lende te ngurta pezull (LNP) dhe lende te ngurta me dimensione grimcash nen 10 mikron (PM10), tregues mbi normat e lejuara te Bashkimit Evropian.

Masat

Sa u perket masave te marra deri me tani nga institucionet perkatese, ato jane te pamjaftueshme per permiresimin e cilesise se ajrit urban ne Tirane. Masat e para jane marre nga Ministria e Mjedisit pikerisht, vendosja e gjobave per firmat ndertuese te cilat nuk plotesojne standardet mbrojtese. Keshtu per nje investitor qe shkel rregullat e percaktuara, vendoset nje gjobe deri ne 50 mije leke. Kurse nga ana tjeter vetem nje muaj me pare Keshilli Bashkiak vendosi gjoba deri ne 10 mije leke per firmat e ndertimit ne rast se shkaktojne ndotjen e ambientit. Por shifrat e fundit te ndotjes se ajrit, te thone te kunderten, qe vendimet e Keshillit Bashkiak kane mbetur vetem ne leter.

ISHP pa monitorimin e Tiranes dhe Elbasanit

Dy qytetet relativisht me te ndotura nuk do te monitorohen me nga specialistet e Institutit te Shendetit Publik por nga ata te Agjencise Rajonale te Mjedisit. Vendimi eshte marre nga vete drejtuesit e Ministrise se Mjedisit te cilet i kane kerkuar ketij institucioni, prishjen e kontrates per monitorimin e Tiranes dhe Elbasanit per sa i perket nivelit te ndotjes ne ajer.

Cilesia e karburanteve

Per sa i perket cilesise se karburanteve, te cilat shkaktojne edhe gazrat me te demshem, deri me sot nuk ka asnje strategji apo projekt per parandalimin e tyre, megjithese jane shkaktare te semundjeve te renda. Por, dhe mungesa e ambienteve te gjelberuara, sipas specialisteve, eshte nje tjeter faktor qe ndikon ne rritjen e grimcave te pluhurit dhe te gazrave ne ajer.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›