E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanaj: Kanceri shkaktar i shume vdekjeve

Nje konference e organizuar nga ambasada italiane ka pasur per qellim parandalimin e kancerit ne vendin tone. Parandalimi i tij dhe informimi i te gjithe qytetareve mbi pasojat e renda te kesaj semundjeje ka qene edhe thelbi kryesor i ketij takimi. Mjeke, studente, specialiste te fushes kane kerkuar me shume investime dhe vemendje mbi kete lloj profilaksie. "Kanceri sot eshte nje nga semundjet qe ka marre permasa te medha te perhapjes, por ne te ardhmen, sipas te dhenave te OBSH-se, ai do te jete shkaktari numer nje i vdekjeve. Nese sot, numri me i madh i vdekjeve vjen nga semundjet kardiovaskulare, neser do te jete kanceri", ka pohuar zv/ministri i Shendetesise, Arben Ivanaj. Sipas tij, gjate ketyre viteve te fundit te dhenat tregojne se numri i vdekjeve nga kjo semundje eshte ulur, pavaresisht rasteve ne rritje. Kjo sipas specialisteve te fushes shpjegohet me kapjen e semundjes ne stadet e para dhe kurimin e saj ne kohe. Sipas te dhenave ne vendin tone 4 mije persona humbin jeten nga semundjet kancerogjene kurse per sa i perket numrit te te prekurve, ai eshte me i madh. Regjistri i pacienteve te prekur me kancer tregojne se mosha me e prekur eshte ajo e trete, por vitet e fundit vihet re edhe prekje te personave mbi 40 vjec. Kanceri i gjirit dhe ai i melcise jane dy llojet me te perhapura gjate viteve te fundit te shqiptaret. E ndersa e para eshte te femrat, rasti i dyte eshte te meshkujt. Nderkohe qe rastet e te prekurve me kancer te lekures te te dy gjinite eshte ne vendin e dyte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›