Ndotje alarmante ne Rradhime

Bregdeti i Rradhimes eshte pushtuar nga nje sasi e jashtezakonshme mbeturinash. Ato jane sjelle ne kete plash nga lumi Zivor.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code
Mbeturinat e hedhura gjate gjithe vitit ne shtratin e ketij lumi shkarkohen ne ujrat e Gjirit te Vlores sapo mberrijne reshjet e para.
Siperfaqja e ndotjes ka shkuar deri ne 15 kilometra katrore dhe ketu duket se kane mberitur te gjitha mbeturinat e qytetit te Orikumit dhe fshatrave perreth.
Peshkataret e zones thone se eshte hera e pare ne jeten e tyre qe shikojne nje shkaterrim te tille ambiental. Ky fakt konfirmohet edhe nga Drejtori i Agjensise Rajonale te Mjedisit ne Vlore, Niko Dumani.
Ajo qe duket gati e pamundur eshte pastrimi i kesaj zone shume te madhe te ndotur nga mbeturinat urbane. Ato do te depozitohen ne shtratin e detit apo pergjate brigjeve te zones turistike te Vlores dhe Orikumit duke i shkaterruar ato.