E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjedhjet, ndalohen 3 adoleshentë, 1 në kërkim

Durrës- Tre adoleshentë janë ndaluar nga policia nën akuzën e vjehdjes në bashkëpnim, ndërkhë që një shtetas është shpallur në kërkim për të njëjtën vepër penale.

Sipas policisë së Durrësit, janë ndaluar shtetasit; A.Th, 15-vjeç, lindur ne Kavaje dhe banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje në bashkëpunim; B.D, 15-vjeç banues ne fshatin Arapaj Durrës dhe 14-vjeçari E.A, lindur në Pogradec dhe banues në Plazh, i dënuar më parë për vjedhje.

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë, pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet policore, në momentin që po tentonin të vidhnin me thyerje një supermarket në pronësi të shtetasit M.Kasa”- thanë të njëjtat burime, të cilat shtuan se materialet do t’i kalojnë prokurorisë së Durrësit për veprën penale të vjedhjes kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu gjatë kryerjes së veprimeve të para hetimore u identifikua dhe menjëherë u shpall në kërkim shtetasi Juljan Musai, 25-vjeç, sepse rezulton të jetë autor i një vjehdjeve të kryer po në një supermarket. Në lidhje me këtë ngjarje prokuroria ka regjistruar procedimin penal për vjedhje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›