E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinisin protestat në Kosovë. Qytetarët kundër planit 6-pikësh

Prishtinë- Qytetarët kosovarë kanë protestuar sot kundër Palnit 6-pikësh të OKB-së. Tubimi me moton “Kundër 6 pikëshit- për sovranitet”, të organizuar nga 20 organizata joqeveritare që veprojnë në Prishtinë. Marshimi nisi  nga Biblioteka Kombëtare në kompleksin universitar drejt selisë së dikurshme të UNMIK-ut, tani EULEX-it. Më tej protestuesit u zhvendosën para Presidencës, Qeverisë e Kuvendit të Kosovës.

 Sipas organizatorëve, “plani 6-pikësh i Ban Ki Munit po i imponohet Kosovës”. “Këto 6 pika e fusin Serbinë thellë në territorin tonë. Kosova ndahet përbrenda, ndërsa EULEX-i do ta menaxhojë këtë ndarje. Me këtë plan po shkelet vullneti i popullit të Kosovës për një shtet të pavarur dhe po rrezikohet integriteti territorial i Kosovës.

Ky plan ia pamundëson Kosovës që të funksionojë si shtet demokratik dhe të zhvillohet ekonomikisht”, thuhet në ftesën e organizatorëve për protestë.

Kjo është protesta e dytë në Prishtinë kundër gjashtëpikëshit, pas asaj të 19 nëntorit, në të cilën, sipas vlerësimeve morën pjesë së paku 30 mijë qytetarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›