Sot gjykimi ndaj Bukoshit e Tolajt

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi, bashkë më sekretarin permanent të Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj, si dhe me tetë ish zyrtarë të së njëjtës ministri, sot do të ulën në bankën e të akuzuarve, shkruan gazeta “Zëri”.
Avokati mbrojtës i Bukoshit, Destan Rukiqi ka konfirmuar se kanë pranuar ftesë dhe se gjykimi do të nis sot në ora 9:30 minuta.
“Gjykimi do të nis sipas aktakuzës që tashmë veç është konfirmuar”, ka thënë Rukiqi.
Bujar Bukoshi, Ilir Tolaj, Arbenita Pajaziti, Nexhat Shabani, Ismet Hyseni, Hajrullah Fejza, Zenel Kuçi, Bekim Fusha, Alban Thaçi dhe Imer Ajeti, janë personat e akuzuar në aktakuzën që tashmë është konfirmuar dhe që pritet të lexohet të enjten në gjykatë./Indeksonlione/