E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, 5000 ha tokë nën ujëOboti në gjendje emergjence

Të tjera rreth shkrimit /VD Shkarkimet nga HEC i Fierzës vazhdojnë / FOTO FRD: Fondet përdoren për favore personale SHKODER- Mbi 5000 ha tokë janë nën ujë për shkak të shkarkimeve nga hidrocentralet në kaskadën e Drinit.  Reshjet e shiut që janë të vazhdueshme edhe pse me intensitet të ulët, kanë sjellë një nivel të lartë të prurjeve të ujit në liqenin e Fierzës, por dhe në hidrocentralin e Vaut të Dejës.  Ministria e Brendshme shpalli sot gjendjen e emergjencës në fshatin Obot të komunës Ana e Malit, një nga zonat më të prekura nga përmbytjet. Shtabi i emergjencave pranë prefekturës së Shkodrës deklaron se të mërkurën do nisë shpërndarja e ndihmës për fermerët e prekur nga përmbytjet.

Në fshatin Obot janë 9 banesa të përmbytura, të pabanueshme, 350 banesa të rrethuara nga uji ndërsa dëmet në blegtori e buqjësi janë të konsiderueshme.

Rruga Shkodër- Velipojë është bllokuar, ndërkohë që Shkodër- Dajç është e pakalueshme për të gjitha mjetet. Situatat problematike ngelen komunat Ana e Malit, Dajç, Bërdicë dhe Velipojë.

Shkarkimet gjatë natës nga hidrocentrali i Vau Dejës shkuan deri në 1300 m3/sek, ndërkohë që prej ditës së djeshme kanë vazhduar shkarkimet nga hidrocentrali i Fierzës. Situata problematike është për banorët në komunën Dajç dhe Bregu Bunës.

Gjatë gjithë natës së të shtunës (7 prill) nga Vau i Dejës është shkarkuar mbi 1200 m3/s teksa gjate orëve të paradites, së të dielës shkarkimet kane arritur ne 1800 m3/s pa llogaritur dhe prurjet nga lumenjtë Buna e Drin qe shkojnë në mbi 1000 m3/s. Kjo ka ndikuar qe niveli i ujit të rritet në zonën e NënShkodrës ku janë të bllokuara rrugët e Dajçit, rruga e Velipojës pranë Urës së Gjo Lulit dhe vazhdon të jetë i bllokuar Oboti dhe Gorica në komunën Ana e Malit.

VAZHDOJNE SHKARKIMET NGA HEC I FIERZES
Reshjet e shiut që janë të vazhdueshme edhe pse me intensitet të ulët, kanë sjellë një nivel të lartë të prurjeve të ujit në liqenin e Fierzës. Kjo ka bërë që shkarkimet e ujit të vazhdojnë pa ndërprerje që nga mbrëmja e së shtunës.  Por, duke qenë se shkarkimet vazhdojnë me 500 metër kub ujë në sekondë, aq sa mbrëmjen e së shtunës, rënia e nivelit të ujrave të liqenit është shumë e vogël, pasi prurjet e ujit janë mjaft të larta. “Prurjet e ujit në liqenin e Fierzës në orët e mëngjesit të sotëm janë rreth 800 metër kub ujë në sekondë, një tregues që është i njëjtë prej dy ditësh. Thuajse në të njëjtat tregues është edhe niveli i ujrave, qe në orët e mëngjesit është 296,10 metra mbi nivelin e detit”, pohojnë burime nga salla e komandës së hidrocentralit të Fierzës.
Në hidrocentralin e Fierzës, secila prej 4 turbinave në gjendje pune shkarkon 80 – 100 metër kub ujë në sekondë. Kjo dhe sasia e shkarkimit prej 500 metrash kub ujë në sekondë bën që ulja e nivelit të liqenit të jetë mjaft e vogël, në kushtet kur prurjet e ujit arrijnë në rreth 800 metër kub ujë në sekondë.
Niveli maksimal i liqenit të Fierzës është 296 metra mbi nivelin e detit. Kjo e ka bërë të dosomsdoshmë shkarkimin e ujrave, një proces që do të vazhdojë për një kohë ende të pacaktuar.

FERMERET E BERDICES: NA NDIHMONI
Kryetari i komunës Bërdicë Besnik Brahimi në një intervistë për mediat bëri të ditur dje se në këtë komunë janë mbi 700 ha toke bujqesore të mbjedhura nën ujë, ndërkohë që kjo përmbytje po shkaktonjë probleme për sigurimin e bazës ushqimore për blegtorinë ku vetëm në këtë komunë janë mbi 5000 krerë lope dhe 3500 krere dhen.
Fermerët e kësaj zone apeluan për ndihmë pasi prej 3 javësh rezervat ushqimore për bagetitë kanë mbaruar dhe rrezikojnë të ngordhin nga mungesa e ushqimit, ndërsa në fushat e Trushit lehtësisht dallohen kafshët e ngordhura të cilat janë zënë nga vërshimi i ujit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›