PD, Rama i kompleksuar pas Laurës. 21 janari strategji e tij
TIRANE-Partia Demokratike akuzoi sot kryetarin e PS se ka manipuluar opinionin me ngjarjen e 21 janarit me qëllimin e vetëm marrjen e pushtetit.
Deputeti Gert Bogdani theksoi se 21 janari ka qenë strategji politike e Ramës.
“Dje Edi Rama u përfshi në një monolog të gjatë kundër zëdhënëses së Partisë Demokratike, Laura Vorpsi, teksa socialistët e pranishëm në Elbasan, prisnin të dëgjonin tjetër gjë. Nëse z.Rama konfirmoi dhe një herë se është i kompleksuar nga znj. Vorpsi, ai nuk i jep ende përgjigje pyetjes që bëjnë mbështetësit e tij dhe pyetjes që kanë gjithë shqiptarët. Pse z.Rama nuk e pranon se, 21 janari ka qenë për të një përpjekje e dënueshme për të marrë pushtetin me dhunë dhe sot ajo natyrisht nuk mund të jetë për të një çështje drejtësie apo morali, por strategji politike.
Pse z.Rama nuk e pranon se, ai ka manipuluar socialistët dhe opinionin publik, viktimat dhe familjarët e tyre, vetëm e vetëm për interesat e tij personale dhe për ambicien e tij për pushtet”, tha Bogdani.
“Edi Rama e dëshmoi qarte dje se 21 janari nuk ka me asnjë lidhje me drejtësinë apo moralin. Madje, ai tani ka guximin dhe të bëjë humor e batuta me atë ngjarje. Sepse për të, 21 janari është dhe ka qenë vetëm një çështje politike, pjesë e strategjisë së tij, për të marrë me çdo kusht dhe mjet pushtetin”.
Sipas Bogdanit njerëzit e kanë kuptuar manipulimin që ka bërë Rama ndaj reagimet kanë qenë të ashpra në rrjetet sociale.
“Z. Rama u ankua se po manipulohej me 21 janarin, dhe dje u ankua dhe për Laurën. Por çfarë përgjegjësie ka Laura Vorpsi në rast se të parët që kuptuan se i vetmi manipulator i kësaj ngjarje fatkeqe, është Edi Rama dhe për ketë në një rast të pashembullt i përplasën shaminë në fytyrë. Megjithëkëtë ai nuk nxori mësim.
Ai e vazhdoi manipulimin duke i përdorur njerëzit si viktima. Manipuloi më pas me dhimbjen e familjarëve, pjesë e strategjisë së tij elektorale. Përdori mediat e tij. Manipuloi sa mundi dhe kë mundi. E gjitha kjo solli reagimin e ashpër të qytetarëve dhe të socialistëve, në rrjetet sociale dhe në faqen e tij të "Facebook"-ut dhe "Twitterit". Kush i manipulon socialistët? Kush e manipulon faqen e "facebook"-ut të Edi Ramës? Ka vetëm një manipulues dhe një fabrikë manipulimi. Është Edi Rama dhe dhoma e tij mavi e ndenjes”.
Bogdani kërkoi që prokuroria të mos ndikohet dhe të hetojë e pavarur 21 janarin, ku mbetën të vrarë 4 persona gjatë protestave të opozitës.
“Edi Rama i detyrohet qytetarëve një shpjegim për sjelljen e tij.
Partia Demokratike i kërkon drejtësisë të mos ndikohet nga përpjekjet për manipulim të z.Rama dhe të ushtrojë në mënyrë të pavarur pushtetin e saj për të dhënë drejtësi mbi 21 janarin”.
(d.b/BalkanWeb)