E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndotje nga mbeturinat ne lumin Shkumbin

Lumi Shkumbin dhe perroi i Shese eshte kthyer ne nje vendgrumbullimi mbeturinash per qytetaret e Librazhdit.

I gjithe bregu i lumit eshte mbuluar nga mbetjet urbane dhe inerte ndonese ka nje grumbullim mbeturinash ne periferi te qytetit. Nje tjeter faktor ndotes jane edhe restorantet dhe baret qe ndodhen buze lumit te cilet shkaktojne ndotje te madhe.

Sipas kreut te bashkise se Librazhdit plazhi dhe peshkimi prane bregut te lumit jane bere te papershtatshem.

Ndonese Bashkia e Librazhdit ka projekte per trajtimin e ujrave te zeza te cilat sjellin ndotje te larte bakterologjike mungojne fondet. Shqetesues mbetet fakti se nje pjese e mire e qytetit nuk ka kanalizim te ujrave te zeza.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›