Rrapo avokati Te mos denohet me vdekje nese shpallet fajtor
UPDATE- Avokati i ish-sekretarit te Ministrise se Jashtme Almi Rrapo ka kerkuar sot mos eksradim te klientit te tij drejt SHBA-ve pa marre me pare garancine se nese ai shpallet fajtor nuk do te ekzekutohet me vdekje. Avokati Ardian Visha tha se nese klienti i tij shpallet fajtor per akuzat e ngritura ligji amerikan parashikon denim me vdekje ndersa Shqiperia nuk e lejon kete gje tha ai. Nderkaq neser pritet te merret vendimi mbi ekstradimin e Rrapos.
Almir Rrapo u arrestua ne ambjentet e Ambasades Amerikane ne Tirane ndersa mbante postin e keshilltarit te larte administrativ per zevendes kryeministrin e Shqiperise Ilir Meta dhe akuzohet per nje sere veprash penale ne SHBA.
Pak kohe me pare Gjykata e Tiranes la ne burg pa afat Almir Rrapon pavaresisht kerkeses se avokatit te tij per kalim te afateve te mases se sigurise. Ai u la ne burg pasi SHBA-te kishin sjelle zyrtarisht kerkesen per ekstradimin e ketij shtetasi.
Ish sekretari i Metes akuzohet per krim te organizuar ne SHBA
Autoritetet amerikane thone se kane arrestuar pjestare te nje grupi nderkombetar te krimit te organizuar perfshi nje zyrtar te qeverise shqiptare.
Zyra e prokurorit te pergjithshmem ne Nju Jork tha te marten se forcat e rendit kishin arrestuan Florian Veshin dhe Almir Rrapon nen akuza ku perfshihet edhe vrasjat grabitja rrembimi dhe djegia.
Ndaj Almir Rrapos akuzat u ngriten te henen ne nje gjykate ne Nju Jork pas arrestimit te tij nga policia shqiptare ne muajin korrik. Ne ate kohe ai sherbente si keshilltar i larte administrativ per zevendes kryeministrin e Shqiperise.
Florian Veshi u arrestua te henen nga forcat e rendit qe perfshinin pjestare te Byrose Federale te Hetimeve dhe police te qytetit te Nju Jorkut.
Prokuroret thone se edhe 10 te tjere jane arrestuar si pjestare te grupit te akuzuar per vrasjen e dy pesonave trafikimin e me shume se 680 kilogrameve mariuana dhe rrembimin e dy njerezve.
Almir Rrapo u arrestua ne fillim muajit ne ambientet e Ambasades se Shteteve te Bashkuara te Amerikes teksa ishte duke aplikuar per nje pasaporte. Treshja gjykuese e Apelit me gjyqtare Alaudin Malaj Shkelqim Miri dhe Zeqine Sollaku pranuan kerkesen e prokurorise per zgjatjen edhe per 20 dite te tjera izolimin e Rrapos deri ne mberritjen e kerkeses se autorteteve te SHBA-se per ekstradimin e tij. Kjo trupe gjykuese la ne ne fuqi vendimin e gjyqtarit Agim Bendo ne lidhje me vleresimin e ligjshem te arrestit te tij. Nje vendim i tille u la ne fuqi kunder pretendimeve te mbrojtjes se klienti i tyre ishte arrestuar brenda territorit te ambasades se SHBA-se qe konsiderohet pjese e SHBA-se. Sipas te drejtes nderkombetare policia shqiptare nuk ka autoritet per te kryer arrestime te personave si shqiptare ashtu edhe amerikane ne territorin e nje selie te huaj diplomatike. Avokati i kerkoi Gjykates lirimin e Rrapos pasi nuk eshte ai personi i shpallur ne kerkim nga FBI-ja amerikane.
Me tej ai pretendoi se arrestimi i tij brenda ambienteve te ambasades se SHBA-se nga efektive te policise shqiptare eshte i paligjshem dhe cenon parimet e ekstra-territorialitetit. Prokurori i ceshtjes Dritan Peka kerkoi nga trupi gjykues rrezimin e pretendimeve te mbrojtjes kerkese qe u pranua duke izoluar edhe per 20 dite te tjera ish- zyrtarin e Ministrise se Jashtme mbi 40 ditet e dhena nga shkalla se pare dy jave me pare. Sipas akt-padise se autoriteteve amerikane e perdorur nga autoritetet shqiptare per arrestimin e zyrtarit te Ministrise se Jashtme emri i Rrapos nuk figuron ne te por ai akuzohet se ne bashkepunim me 11 persona te tjere ka kryer trafikim te lendeve narkotike rrembim kercenim grabitje dhe transport pertej kufijve shteteror te mallrave te vjedhura. Te gjitha keto akuza sipas padise i arrestuari i ka kryer ne kuader te organizates qe kishte aktivitetin kriminal dhe bazen ne Staten Island dhe Queens por qe kryente aktivitetin edhe ne distriktet Jugore dhe Lindore te Nju Jorkut ne distriktin Lindor te Miciganit te Konektikatit etj ne vitet 2003 - 2007.
Kjo organizate njihej me emrin Krasniqi qe i referohej mbiemrit te dy krereve te ketij grupi Bruno Krasniqi Saimir Krasniqi te arrestuar ne qershor te ketij viti. Bashke me ta ishte pjese e drejtimit te kesaj organizate edhe Elton Sejdaris i njohur si Tony. Vec ketyre ne kete grup benin pjese edhe Erkliant Sula Shkelzen Balidemaj Plaurent ela Skender Cakoni i njohur si Neri Gjovalin Berisha i njohur si Cuz Dukagjin Nikollaj i njohur si Duke Nazih Nasser i njohur si Naz dhe Gentian Nikolli i njohur si Genti. Te gjithe keta jane te arrestuar nga autoritetet amerikane. Keta te pandehur ne bashkepunim me njeri-tjetrin dhe role te ndryshme kane shperndare rreth 100 kg marijuhane te cilen ia kishin grabitur nje shqiptari tjeter te cilin me pas e kane rrembyer duke e kercenuar me arme per jeten nese kerkonte parate e shitjes se marijuhanes. Pervec ketij rasti ata ne qershor te 2005 kane marre nen kercenimin e armes disa shperndares te marijuhanes ne zonat qe ata kontrollonin duke i kercenuar e grabitur pasi kishin hyre ne zonen e tyre.
Organizata synonte rritjen e territoreve nepermjet dhunes
Qellimi i kesaj organizate ishte pasurimi i drejtuesve anetareve dhe bashkepunetoreve te organizates Krasniqi me ane te veprimtarise kriminale. Ruajtjen mbrojtjen dhe rritjen e pushtetit territorit dhe fitimeve financiare te organizates Krasniqi drejtuesve te saj anetareve dhe bashkepunetoreve me ane te perdorimit te kercenimit dhunes dhe kercenimeve per demtim fizik dhe ekonomik dhe mbajtjen e viktimave dhe qytetareve nen friken e organizates Krasniqi drejtuesve te saj anetareve dhe bashkepunetoreve duke kryer dhe duke kercenuar per te kryer dhune fizike dhe duke shkaktuar dhe kercenuar per te shkaktuar demtim ekonomik.