E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndregjoni: "Mazhoranca ka interesat e veta politike që e bën këtë sulm"

TIRANË- Të përndjekurit i dalin në mbrojtje presidentit Topi për Gjykatën Kushtetuese, duke akuzuar kryeministrin Berisha se po sulmon kreun e shtetit vetëm për interesa politike. Sekretari i Përgjithshëm Shoqatës, Besim Ndregjoni, deklaroi se sulmet e mazhorancës janë politike dhe të paprecedente.


"Sulmi ndaj Presidentit të Republikës për mendimin tim është i paprecedent dhe një sulm më tepër politik se sa institucional. Unë mund ta përkufizoja si sulm të pinjollëve të "Bllokut" tek mazhoranca që sulmojnë presidentin antikomunist", - deklaroi Ndregjoni. Sipas Sekretarit të Shoqatës së Përndjekurve dhe të Burgosurve Politikë, presidenti Topi gëzon mbështetjen e kësaj shtrese.


"Ne si institucion i të përndjekurve politikë jo vetëm e mbështesim institucionin e presidentit, por i bëjmë dhe një thirrje mazhorancës, si votues të saj, që nuk është koha e lojërave politike, por është koha e forcimit të institucioneve demokratike në Shqipëri.


Mazhoranca ka interesat e veta politike që e bën këtë sulm, por është koha që dinastitë e kalbura të komunizmit të luftojnë me mjete demokratike dhe jo të luftojë për interesa politike", theksoi Ndregjoni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›