Manjani: Rama kerkon bashkine e Tiranes ne tavoline
Per anetarin e Asamblese se Partise Socialiste, Ylli Manjani, nese Partia Socialiste vazhdon te ndjeke strategjine aktuale te perballjes politike, rrezikon te humbase zgjedhjeve vendore. Per me teper ajo qe kerkon Rama, duke bere tere kete zhurme eshte bashkia e Tiranes ne tavoline. Sipas tij ceshtja e kutive te zgjedhjeve te kaluara nuk ishte nje beteje e socialisteve, por nje hakmarrje e kryetarit te PS-se, Edi Rama per qytetaret qe nuk e votuan ate per kryeminister. Ne nje interviste per gazeten “Koha Jone”, Manjani analizon nje vit te PS-se ne opozite. Ai shton se ambiciet personale te kryetarit te PS-se kane shkaterruar opozitarizmin, por jo vetem ate. Manjani shton se se sjellja e opozites gjate nje vitit opozita ka krijuar idene se nderrimi i qeverive shton pasigurine ne vend. Duke u ndalur ne koalicionin e majate, Manjani shprehet se pa LSI-ne PS-ja nuk mund te fitoje zgjedhjet. Ndersa ne lidhje me shkrirje e PS me G99, ai shton se te majtes i duhet elektoral dhe jo anetar te rinj ne PS.
Zoti Manjani, sesioni parlamentar u mbyll pak dite me pare me nje krize politike ende te pa zgjidhur dhe me shumicen e reformave qe kerkojne votim te cilesuar, te parealizuara. Si do e gjykonit rolin e te dyjave forcave kryesore ne kete situate te krijuar?
Perkufizimin me te mire per situaten politike te vitit te pare te mandatit te ketij Kuvendi, e dhane, pa dashjen e tyre, Rama dhe Berisha. Rama tha se qeveria nuk ka numra dhe vertete nuk ka perderisa qeverise me Levizjen Socialiste per Integrim. Berisha tha se opozita nuk ka kokrra dhe vertete nuk ka, sepse nuk ndermori asnje aksion te suksesshem politik ne kete vit politik. Ne kete situate pa numra e pa kokrra Parlamenti nuk arriti te miratoje ligje dhe reforma te rendesishme, nga njera ane dhe miratoi ligje cilesisht problematike nga ana tjeter. Ne kete situate, pra pa numra e pa kokrra, institucionet e shteti kane marre goditje te rende. Kuvendi u shnderrua ne vend propagande dhe perleshjesh fizike per arsye koti. Autoriteti i Presidentit te Republikes, kryetarit te Shtetit, u cenua rende, me rrezimin e dekreteve per gjyqtaret e gjykates se larte. Pushteti gjyqesor thuajse po shkon ne kolaps organizativ, per shkak te vakumeve ne Gjykaten e Larte dhe mosfunksionimit te Keshillit te Larte te Drejtesise. Institucionet e tjera si entet rregullatore jane teresisht te varura tashme nga qeveria dhe levizin vetem politikisht. Ligjet e reja te miratuara jane ne kufij apo ne shkelje te Kushtetutes se vendit. Vihet re dukshem cenimi i parimit te sigurise juridike, kur te drejta e dhena me ligje te meparshme hiqen nga ligjet e reja.
Nderkohe, per shkak te fokusit te gabuar te vemendjes, opozita nuk beri asgje per te shpetuar shtetin dhe shqiptaret nga keto gjera te papranueshme per nje shtet demokratik. Te marrurit deri ne bezdi me ceshtjen e kutive, ceshtje te cilen Rama nuk e kishte me gjithe mend, sepse ai eshte me i mencur se sa kaq, ishte ne fakt nje hakmarrje e Rames ndaj Shqiptareve qe nuk e votuan per Kryeminister. Kjo qe ka ndodhur me shtetin, ekonomine dhe me problemet sociale ne gjithe kete vit i ka ardhur per shtat egos patologjike te Edi Rames, ego e cila e keshillon ate me shprehjen: “mire t’u behet shqiptareve perderisa nuk te votuan ty”.
E keqja eshte se eshte po kjo ego qe vazhdon ta "keshilloje" ate per te mos pranuar humbjen dhe realitetin politik, ne te cilin po kalojme natyrshem. Po kalojme nga demokracia me rotacion, tek demokracia monopolitike me lider te perjetshem. Po kalojme nga epoka kur nderrimi i qeverive sjell shprese, tek fakti qe nderrimi i qeverive vetem shton pasigurine dhe vret shpresen. Te gjitha keto probleme vijne per shkak te egos se Rames, qe vazhdon ta keshilloje ne dem te interesave, jo me te socialisteve por te gjithe Shqiperise.
Ne PS ka nje opinion jo te qarte ne lidhje me kandidatin qe do te nxjerre Partia Socialiste per zgjedhjet vendore. Nje pjese mendojne se bashkia fitohet vetem me rikandidimin e Rames. Ndersa pjese tjeter mendon se mbajtja e dy posteve nga Rama dhe per nje tjeter mandat nuk te sherbeje per forcimin e Partise?
Une nuk besoj se ekzistojne me opinione te tilla ne Partine e Edi Rames. Keto jane opsioni qe “shqetesojne” egon (keshilltaren) e tij personale, duke i shkaktuar atij nje turbullim mendor, jo fort te vogel. Nderkohe qe po mbyll mandatin e trete ne drejtimin e Bashkise se Tiranes, Rama nuk eshte i sigurt se si do t’a mbaje kete bashki per here te katert. Opsioni qe ai te hyje ne zgjedhjet e pergjithshme pa bashkine eshte kot, sepse edhe ata qe deri me sot merrnin leje ndertimi, nuk japin me asnje kacidhe per zgjedhjet e pergjithshme. Nga ana tjeter vete egoja e Rames nuk mund te pranoje qe per asnje dite te vetme te mos jete ne pushtet. Ajo kerkon vetem te nderroje zyren e baskise, me te qeverise, duke mos rrezikuar per asnje dite. Per sa kohe qe kjo situate do te jete e paqarte per Ramen, edhe politika do te jete e tensionuar dhe krejt konfuze. Ai nuk synon te beje politike per njerezit, por thjesht per te kapur c’te munde ne zgjedhjet e ardhme. Ai nuk ka ne fokus asgje tjeter pervec se Bashkise se Tiranes. I fal per kete bashki edhe bashkite e tjera, madje edhe gjithe Shqiperine me gjithe socialistet qe i shkojne ende pas, me idealizem. Ai do ta tensionoje edhe me shume klimen politike, sepse shpreson qe ne tension e siper Berisha te cedoje dhe t’ja jape bashkine ne tavoline. Nese kjo nuk arrihet (sigurisht qe nuk do te arrihet), atehere do ta perdore tensionin politike per te prishur zgjedhjet lokale. Ky eshte plani i tij tashme i lexueshem qarte fare. Realizimi ose jo i ketij plani do te varet shume nga fakti se si do ta menaxhojne kete situate edhe pala tjeter-pra Berisha. Deri tani Berisha ka triumfuar. Te shohim cdo te ndodhe ne vijim.
Duke patur parasysh gjithe zhvillimet qe kane ndodhur gjate kesaj kohe ne Partine Socialiste, si e parashikoni rezultatin e zgjedhjeve vendore?
Nje Parti Socialiste e percare, pa koke e pa organizim, pa ide, pa orientim politik, me njerez jo perfaqesues dhe pergjithesisht milionere, zor se fiton zgjedhje. Duhet te kemi parasysh mire faktin se zgjedhjet vendore jane zgjedhje administrative, ku kandidatet kane nje rol te rendesishem, po aq sa edhe vete partite. PS e Edi Rames ka probleme si me veten ashtu edhe me individet qe pretendojne te kandidojne. Do degjojme shume histori e zenka ne vigjilje te zgjedhjeve te ardhshme, per shkak te faktit se Rama do te nderhyje per te caktuar kandidate qe do ai dhe kandidatet qe duan vete te dalin, nuk ndalen me cdo kosto. Kjo perplasje eshte shume evidente ne kohen e ardhjes se Rames, per shkak te faktit se grupi i biznesmeneve te tij, nder te tjera jane harbute me socialistet, te cilet nga ana e tyre perpiqen te reagojne, duke shkaktuar keshtu trauma elektorale. Nese kesaj gjendje i shtojme edhe percarjen e te majtes dhe konsumin ne qeverisjen vendore, prognoza nuk rezulton te jete shume e kendshme. E vetmja strategji qe do te perdore logjikshem Partia Socialiste ne keto kushte eshte politizimi ekstrem i zgjedhjeve vendore duke i kerkuar elektoratit te votoje politikisht per te mbajtur Ramen si kunderpeshe e Berishes. Te pakten ne Tirane kjo do te ndodhe. Ne kendveshtrimin e interesave te zgjedhesve ky skenar nuk eshte aspak interesant, prandaj kjo strategji mund te coje edhe ne uljen e pjesemarrjes ne zgjedhje duke favorizuar ndjeshem qeverine te fitoje terren me shume ne qeverisjen vendore.
Si ekspert i ligjeve mendoni se duhet te behen ndryshime ne Kodin Zgjedhor dhe si e komentoni faktin qe PS nuk pranon te ulet ne bisedime per ndryshimet ne ligjin elektoral pa u bere me pare transparenca?
Nuk ka shume hapesire per koment mbi kete pyetje. Jane dy apo tre rekomandime te ODIHR, nga 31 gjithsej, te cilat duhen plotesuar para se te hyjme ne zgjedhjet e ardhshme vendore. Por edhe po nuk u bene keto ndryshime nuk eshte fundi i botes. Kodi Zgjedhor mbetet ende nje dokument i plote per administrimin e zgjedhjeve vendore ne vend. E kuptoj interesin e partive te vogla per ta celur kete debat, sepse ata duan komisionere, por nuk besoj se kjo do arrihet, jo me per keto zgjedhje, por ne asnje pale zgjedhje te ardhme. Shqiperia duhet te shkoje drejt proceseve zgjedhore me administratore jo politike. Kete thote edhe ODIHR.
Drejtues te Partise Socialiste kane deklaruar se ne shtator do te rinisin protestat nese nuk ka nje marreveshje per hetimin e zgjedhjeve. Cila mendoni se eshte arsyeja qe pengon Ramen dhe Berishen per te bere nje marreveshje?
Me duket se pergjigjen e kesaj pyetje e dhashe pak me pare. Pa sqaruar fatin e bashkise se Tiranes nuk ka qetesi politika. edhe ceshtja e sajuar e transparences se zgjedhjeve eshte ne funksion te bashkise se Tiranes, pra te pushtetit personal te Rames. Kjo eshte e vertete dhe nuk e luan as topi. Vete Rama ka thene se partia, domethene edhe socialistet, jane mjeti per te ardhur ne pushtet. Pra qe te vije ai vete ne pushtet. Ne kete pike ai duhet falenderuar per sinqeritetin. Nuk i dridhet fare qerpiku kur e thote kete gje.
Nje levizje e pritshme opozites per zgjedhjet e ardhshme eshte shkrirja e aleateve ne Partine Socialiste. Perfaqesuesit e G99 jane subjekti qe e ka shprehur te paret kete nime. Si e gjykoni kete levizje? Ai i sjelle kjo shtim votash Partise Socialiste?
Le te mos i biem verdalle fare, pa bashkimin me Levizjen Socialiste per Integrim, Partia Socialiste nuk ka te ardhme ne qeverisjen e vendin. Partite e tjera nuk rezultuan te kishin potencen elektorale te LSI-se. PS-ja elektoralisht ka nevoje me shume per aleate sesa per anetare te rinj. Bisedoi: Qamil Xhani