Ndreu: Asfaltim rrugës Mylte-Grykë Lumi në Tale, do t’i shërbejë 1 mijë banorëve

TIRANË, 3 prill/ATSH/ Në Lezhë do të nisë së shpejti puna për asfaltimin e rrugës Mylte-Grykë Lumi, Tale me gjatësi 2,3 km.
Lajmi u bë i ditur nga kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu në një postim në rrjetet sociale.
“Bashkia Lezhë dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit miratuan financimin për shtrimin me asfalt të rrugës Mylte-Grykë Lumi, Tale, me gjatësi 2,3 km”, tha Ndreu.
Kryebashkiaku Ndreu u shpreh se ky investim do t’i shërbejë mbi 1 mijë banorëve dhe zhvillimit të turizmit.
Për vitin 2025 nga bashkia e Lezhës do të financohen 33 rrugë rurale dhe 51 rrugë urbane, duke dëshmuar vëmendjen e shtuar të kësaj bashkie në infrastrukturën rrugore.
Lezha po përgatitet të mirëpresë një fluks në rritje vizitorësh gjatë këtij viti, duke shtuar investimet në infrastrukturë e shërbime.
/k.s//a.f//r.e/