E Martë, 3 Nëntor 2026

Shqipëri – OKB, bashkëpunim për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomiko-social

TIRANË, 3 prill /ATSH/ Drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, Eridana Çano zhvilloi në Gjenevë, Zvicër një takim dypalësh me Zëvendës Sekretar Ekzekutiv i Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE) Dmitry Mariyasin.

Pjesëmarrës në takim ishin edhe pala shqiptare që po merr pjesë në Forumin “Rajon 2025”, Mira Rakacolli, Sokol Duma, e pranishme gjithashtu edhe Fiona McCluney, Koordinatore e Përhershme e OKB-së për Shqipërinë.

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi fuqizimin e bashkëpunimit mes institucioneve shqiptare dhe UNECE.

UNECE po zbaton disa projekte në Shqipëri për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e politikave në fusha të ndryshme si: Evidentimi i Politikave për Strehim dhe Zhvillim Urban të Qëndrueshëm; ⁠Integrimi i Perspektivave Gjinore në Infrastrukturën e Cilësisë për Tregtinë; Qendra e Ekselencës për Strehimin e Qëndrueshëm; Rimëkëmbja Post COVID-19 në Vendbanimet Informale; Eficienca e Energjisë në Ndërtesa; Partneritetet Publik-Privat për Strehimin Social.

1 nga 3

/a.f//r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›