Ndreu: Sfida ime zgjedhjet lokale
12/07/2010 Kontributi në PS, ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë merr shpërblimin e strukturave
“PS-së i duhet të mos ketë frikë nga pushteti i Berishës dhe nga vjedhja e votave”
anëtarët e Asamblesë Socialiste të rrethit të Tiranës zgjodhën që dega e kësaj partie për kryeqytetin të drejtohet pikërisht nga ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Pjerin Ndreu. Kështu, në një ndarje të thellë votash ndaj kandidatit tjetër për këtë post, ish-drejtuesi i FRESSH-it Bledar Doracaj, kryetari i ri i PS-së së Tiranës Pjerin Ndreu do të jetë personi që do të ketë një peshë jo pak të rëndë në garën e afërt elektorale për pushtetin vendor. Megjithatë, ashtu si u pa në zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit, Ndreu, edhe pse jo në poste drejtuese, dha kontributin e tij në mbrojtjen e votave të Partisë Socialiste. Madje, që gjatë fushatës elektorale së bashku me ish-uniformat blu të dala në lirim ngritën një shtab për monitorimin e procesit zgjedhor, ku në çdo qendër votimi ishte parashikuar të gjendeshin aty pranë përfaqësues të këtij shtabi, të cilët të pakënaqur nga reformat e ndërmarra nga mazhoranca qeverisëse u radhitën në mbështetje të kampit rozë.
Procesi
Procesi i votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Socialiste për rrethin e Tiranës u zhvillua dje në Akademinë e Arteve. Në këtë zgjedhje morën pjesë 280 anëtarë të Asamblesë Socialiste të kryeqytetit, ku 116 prej tyre votuan pro kandidatit Pjerin Ndreu. Ndërsa kundërshtari Bledar Doracaj, anëtar i forumeve të PS-së, mori vetëm 39 vota të anëtarëve të këtij forumi. Në këtë mënyrë, votimi i djeshëm zgjodhi ish-zyrtarin e lartë të Policisë së Shtetit Pjerin Ndreu për të marrë drejtimin e degës së partisë për kryeqytetin. Procesi zgjedhor për krerët lokalë të PS-së do të vijojë dhe sot në disa rrethe të vendit, si Berati, Durrësi, Shkodra, ndërkohë që gjatë ditës së djeshme u zgjodhën kryetarët e rrethit të Kukësit, Pukës etj.
Deklarata
Përpara hapjes së votimit kandidati për kryetar rrethi të PS-së së Tiranës, Pjerin Ndreu, shpalosi para anëtarëve të Asamblesë Socialiste platformën e tij. Ndalur në projektin e tij për PS-në e Tiranës, Ndreu theksoi se “duhet të gjejmë urat e takimit dhe jo të përçarjes, sepse duhet të kthejmë në pushtet PS-në, e cila ka nevojë për secilin prej nesh”. Sipas tij, sfida e radhës janë zgjedhjet lokale dhe për këtë arsye ai u shpreh se “PS-së i duhet të mos ketë frikë nga pushteti i Berishës dhe nga vjedhja e votave”.
Ish-kandidati Bledar Doracaj
Kandidati për kryetar i Partisë Socialiste të rrethit Tiranë deklaroi dje se zgjedhjet brenda partisë janë dëshmi e demokracisë së brendshme. Gjatë prezantimit të platformës së tij drejtuese ish-drejtuesi i FRESSH-it vlerësoi punën e bërë nga paraardhësit në drejtimin e Partisë Socialiste të Tiranës. Ai është ndalur në objektivat kryesore të PS-së në Tiranë, që sipas tij kanë të bëjnë me fuqizimin e strukturave dhe me rritjen e bazës socialiste në këtë qytet.
Prezantimi nga deputeti Dokle
Ishte deputeti i Partisë Socialiste Namik Dokle që bëri dje prezantimin e dy kandidatëve për postin e kryetarit të kësaj partie për rrethin e Tiranës. Si i dërguar i kryesisë së Partisë Socialiste, Dokle deklaroi se procesi do të zhvillohet në bazë të votimit të fshehtë, ku të gjithë anëtarët e Asamblesë do të japin votën në mënyrë demokratike. “Kandidatët janë zgjedhur për vlerat e spikatura dhe vlerësohen nga partia në bazë dhe në qendër”, - tha ai.
Shkelja e statutit të PS-së
Pas votimit në të gjitha asambletë socialiste, anëtarët e të cilave do të zgjedhin krerët e PS-së për të gjitha rrethet e vendit, 36 drejtuesit do të përfshihen në Asamblenë Kombëtare të kësaj partie. Përfshirja e tyre në mënyrë automatike është sanksionuar në statutin e ri të PS-së. Por nga ana tjetër, një vendim i tillë bie në kundërshti po me një tjetër nen të këtij statuti, pasi tejkalon numrin e anëtarëve të përcaktuar për këtë forum.