Vrasja, policia skaner shtatë banesave dhe tre servisëve
12/07/2010 Nga kontorlli gjendet hashash dhe heroinë, por jo prova për vrasjen e Konomit
TIRANE-Dhjetë objekte në Tiranë, midis tyre 7 shtëpi banimi dhe 3 servise motorash janë kontrolluar nga policia e kryeqytetit me shpresën e gjetjes së ndonjë prove konkrete, që ka lidhje me vrasjen mafioze të legjendës së krimit Franci Konomi alias Pojani. Vendimi që është dhënë para pak ditësh nga gjykata, i ka lejuar uniformave blu të mësyjnë në disa shtëpi, objekte këto ku banojnë disa persona që sipas policisë dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen e rëndë dhe që mendohet se kanë ndihmuar ekzekutorët për tju fshehur syrit të policisë. Nga kontrolli i imtësishëm, agjentët e policisë së Tiranës nuk kanë mundur të gjejnë asnjë provë, veç disa gram lëndë narkotike të llojit hashash dhe heroinë që sipas poseduesve ata e mbanin për përdorim vetjak. Dyshimi mbi këta persona, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur ishte ngritur pasi nga marja e dëshmive të rreth 50 personave, ishte konkluduar se gjatë këtyre viteve ata kanë pasur “fërkime” me 42 vjeçarin Franci Konomi. Por veç kontrolleve në 7 banesa që ndodhen në zona të ndryshme të Tiranës, në skanerin e policisë kanë kaluar edhe tre servisë motorash, ku dyshohet se është fshehur motori ngjyrë i zi, me të cilin dy autorët mundën të largohen nga vendi i krimit. Sipas burimeve tre këta servisë janë shënjestruar, pasi nga dëshmitë e mara është arritur të kuptohet se pak minuta pasi të kishte ndodhur ngjarja, në këta servisë janë paraqitur disa persona me një motor ngjyrë të zezë. Ekzaminimi me kujdes i ambjenteve nuk ka sjellë asnjë rezultat pozitiv për policinë, e cila tashmë ka ngritur dyshime të forta se motori që autorët u larguan, mund të jetë çmontuar me shpejtësi nga ndonjë servis në kryeqytet dhe për pasojë nuk mund të gjendet asnjë pjesë, që të përcaktojë fatin e tij. Aktualisht hetuesit janë në pritje të tabulateve telefonike, ku shpresohet që aty të gjendet ndonjë provë konkrete, që do të ndihmonte hetimin për zbardhjen e plotë të ekzekutimit të Franci Konomit. Mësohet se ky i fundit kishte vetëm katër ditë që ishte kthyer nga Greqia, por siç duket lëvizjet e tij ishin studiuar mirë nga kundërshtarët, të cilët vrasjen ia kishin besuar dy personave profesionistë. Ndërkohë që vazhdohet me përgjimin e disa telefonatave, ku policia dhe prokuroria dyshojnë se mund të lokalizojnë ndonjë bisedë të kryer nga autorët e dyshuar. Lidhur me këtë ngjarje policia po heton në 5 pista, ku pritet që gjatë ditëve në vashdim disa prej tyre të përjashtohen nga hetuesit, të cilët do fokusohen në një ose dy të vetme.
Miku i Franci Konomit, katër orë me hetuesit
Dëshmon në polici Ylli Këlmendi
Për të dhënë sqarime dhe dyshimet e tij mbi ngjarjen, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës është thirur për të dëshmuar Ylli Këlmendi, miku i ngushtë i 42 vjeçrait të vrarë Franci Konomit. Kohët e fundit ai është parë shpesh nën shoqërinë e Konomit dhe për pasojë policia ka nxituar ta marë në pyetje atë, me qëllim mësimin e ndonjë detaji që ka ndikuar në kryerjen e vrasjes. Mësohet se për rreth katër orë me radhë Këlmendi u treguar anëtarëve të grupit hetimor mbi miqësinë e tij me Franci Konomit, problemet që ky i fundit kishte me disa persona në Tiranë si dhe jashtë shtetit. Sipas policisë Këlmendi ka përmendur disa emra, por për arsye hetimi dhe mungesës së provave, nuk mund të bëhet identiteti publik i tyre. Policia tha se veç Këlmendit në pyetje janë marë dhe disa miq dhe shokë të Fracit, të cilët kanë dhënë sqarime mbi atentatin mafioz të kryer mesditën e 9 korrikut.