E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hajduti minoren “zhvendoset”në Jug, vjedh një Benz

12/07/2010 Kapet në Vlorë, i famshëm për grabitje sidomos gjatë sezoneve turistike

VLORE- Kleptomani i njohur Markelian C i njohur për grabitjet e tij, ka goditur përsëri, por këtë herë në Himarë. Sipas policisë, i mituri ka arritur një grabisë një automjet Mercedes Benz ML, pronë e një turisti fierak dhe është larguar. Ka arritur që të kalojë me sukses në Vlorë dhe në Fier, por blutë e Lushnjës kanë arritur ta bllokojnë.

Vjedhja

Dhënia e informacionit për vjedhjen e automjetit ishte dhënë në të gjitha drejtoritë rrugore, të cilat ishin vënë në lëvizje për ndalimin e automjetit me targa të Fierit, por askush nuk i kishte shkuar në mëndje që mund të ishte një fëmijë personi që po drejtonte automjetin në autostradë. Sapo është njoftuar për ndalimin e automjetit dhe në drejtim të tij ishte një i mitur, i cili nuk jepte të dhëna mbi identitetin e tij, drejtuesit e policive të rretheve që kishin marrë njoftimin e kanë kuptuar që bëhej fjalë pikërisht për grabitësin e vogël Markelian C. I mituri është shoqëruar për në komisariat ku u morr në pyetje në praninë e një psikologu së bashku me automjetin e vjedhur, me qëllim për të mësuar nëse vjedhja ishte kryer në bashkëpunim me ndonjë grup kriminal, por i mituri ka pohuar se ka qenë ai vet që e kishte vjedhur automjetin dhe se po e çonte në drejtim të Tiranës. I mituri pas marrjes në pyetje është lënë i lirë për vet moshën e tij, si dhe për shkak se nuk mund të mbyllet në asnjë institucion riedukimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›