Ndroqi prezanton skuadrën e Shkumbinit

Presidenti i ri i ekipit të Shkumbinit Ylli Ndroqi do të prezantojë sot skuadrën peqinas. Pas prezantimit të ekipit skuadra e Shkumbinit do të nisë edhe fazën pregatitore. Skuadra e Shkumbinit do të niset për në Maqedoni ku do të zhvillojë edhe fazën pregatitore për 2 javë dhe më pas do të kthehet në Shqipëri. Në fjalën e tij presidenti i Shkumbinit zoti Ylli Ndroqi pasi falenderoi gjithë stafin për punën e mirë që ka bërë theksoi se Shkumbini është një ekip ambicioz dhe tani është gati për të realizuar ëndrrën e qytetit të Peqinit që të jetë kampion në fund të sezonit.
"Ka qënë një muaj i lodhshëm për të krijuar një ekip ambicioz prandaj falenderoj të gjithë sportistët theksoi Ndroqi duke shtuar se tani ekipi do të realizojë edhe projektin për të dalë kampion i Shqipërisë.
Presidenti i ekipit të Shkumbinit zoti Ylli Ndroqi ka zbuluar më tej se ekipi do të bëjë edhe 2 blerje të reja për të kompletuar skuadrën. Në një intervistë për "Ora News" zoti Ylli Ndroqi ka theksuar se po bëhen negociata jo vetëm për lojtarë shqiptarë por edhe të huaj. Ai theksoi se janë plotësuar të gjitha standartet që ekipi i Shkumbinit do të tregojë të gjitha vlerat e tij.