çelsi në sulm për Fernando Torresin
Sipas tabloidit “Daily Mail”, Karlo Ançeloti e kërkon me ngulm sulmuesin i cili ka pësuar një dëmtim në kofshë dhe rikthehet pas një muaji. Synimi i klubit ishullor është fitimi i Ligës së Kampionëve dhe një lojtar me cilësitë e kampionit të botës, do të ishte zgjidhja ideale për repartin e avancuar.
Drejtuesit e Liverpulit nuk kanë ndërmend të heqin dorë lehtë nga “el ninjo”, prandaj do të kërkojnë maksimumin nëse vendosin ta nxjerrin në shitje. Nga e ardhmja e spanjollit varet edhe merkatoja e klubit, i cili prej kohësh ndodhet në situatë të vështirë financiare. Torresi vlerësohet me rreth 60 milionë euro, por çmimi i tij mund të ulet nëse vetë lojtari shpreh dëshirën për t’u larguar.