E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshim protokolli per festat

Kryeministri Sali Berisha i kerkoi Ministrise se Jashtme te sjelle ndryshimet perkatese ne Protokollin e Shtetit te cilat do te sanksionojne sjellje te detyrueshme te institucioneve per ndertimin e Dites se Pavaresise.

Kjo kerkese e kryeministrit Berisha vjen pasi keshilltaret demokrate bashkiake kerkuan ndjekjen penale ndaj kryetarit te bashkise se Tiranes Edi Rama duke e akuzuar ate se me mungesen e ceremonive festive ne Tirane ne Diten e Flamurit ka demtuar interesat e shqiptareve. Kryeministri foli ashper kunder kreut te bashkise por deklaroi se nuk do ta shkarkonte nga detyra sic i eshte kerkuar nga keshilltaret demokrate pasi ky akt sipas tij do te merrte konotacion negativ per opoziten.

Zoti zevendesminister i Jashtem kerkohet qe me perparesi te madhe ligji i Protokollit te Shtetit te kaloje ne autoritetin e Protokollit te Shtetit detyrimin e te gjithe ceremonialit dhe dekorit ne rastin e festive kombetare. Kurse atij zoterise dua ti them se nuk shkarkohesh sot me gjithe deshiren e madhe qe do te kisha qe kjo mbledhje te vendoste shkarkimin tend sepse je edhe kryetar i PS-se partise kryesore opozitare por nuk do te kesh me kurre rast qe ti te fyesh shqiptaret. Keshilli bashkiak ka marre nismen per te kerkuar ndjekje penale ndaj tij dhe une kam besim se drejtesia do te thote fjalen e vet tha Berisha.

Nje pjese e rendesishme e vendimeve te qeverise kishin te benin me ndertimin e infrastruktures se vendit ku binin ne sy autorizimi per tenderimin e tre segmenteve te rendesishme kombetare qe nga tuneli i rruges Tirane-Elbasan qe duhet te perfundoje brenda 18 muajve nga firmosja e kontrates dhe deri tek bypass-i Plepa- Kavaje- Rrogozhine.

Tuneli do te financohet kryekeput me parate e buxhetit te shtetit dhe nga dita e nenshkrimit te kontrates afati i dorezimit te tij do te jete 18 te muaj. Tenderi do te jete tender i hapur nderkombetar. Gjithashtu sot ne vendosim per te autorizuar Drejtorine e Pergjithshme te Rrugeve te tenderoje ndertimin e rruges se Arbrit segmenti nga Ura e Vashes loti i 3-te. Rruga e Arbrit eshte rruga e dyte e kombit. Po sot ne autorizojme Drejtorine e Pergjithshme te Rruges per by pass-in Plepa-Kavaje-Rrogozhine loti i 8-te. Autostrada nga Shkodra deri ne Vlore do te jete me kater korsi tha Berisha.

Duke konfirmuar se se shpejti nis projektimi i rruges qe lidh Tiranen me Malesine e Bizes si pjese e ndertimit te infrastruktures turistike malore. Kryeministri Berisha shprehu keqardhjen qe deputetet e opozites votuan kunder buxhetit qe sipas tij projekton dhe nderton Shqiperine me infrastrukture moderne per qytetaret e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›