Viktima akuza kriminelit me status nga drejtesia

Ajo eshte ftuar nga avokatet per te deshmuar mbi perdhunimin e me pas trafikimin e saj ne Itali nga ata qe ajo i identifikon si trimat e Artur Dajes.
Per mese nje ore ajo hodhi drite mbi disa krime te renda te bandes duke akuzuar drejtperdrejt nje kriminel dosja e te cilit rezulton e zhdukur nga prokuroria. Gruaja lakoi emra personash sikurse ai i Gramoz Selmanit qe sikurse e quajti ajo mes loteve eshte njeriu me i paskrupullt dhe me cnjerezori qe ajo ka njohur.
Per kete proces emri i Gramoz Selmanit nuk eshte i panjohur. Per mese nje vit rresht avokati Vladimir Meci i ka kerkuar gjykates se zbardhet statusi i ketij shtetasi nese eshte apo jo i pandehur sepse ai ka qene nen hetim per disa vepra kriminale ne Lushnje. Por ne maj te ketij viti prokuroria kishte pushuar hetimet ne shkembim te deshmise se tij ndaj disa krimineleve te tjere duke marre edhe statusin e te mbrojturit.
Nuk dihet ende se si eshte zhdukur dosja e ngjarjeve te tjera ku Gramoz Selmani dhe Artur Daja akuzohen per vrasje e rrembime femrash nje prej te cilave eshte edhe rasti i kesaj gruaje. Pa pranine e kamerave ajo i tha gjykates se eshte perdhunuar ne zyret e nje institucioni te pushtuar nga banda kriminale e Artur Dajes nderkohe qe ushtaret e tij mes te cileve sipas saj edhe Gramoz Selmani ruanin deren dhe kerkonin qe te tjeret te shikonin skenen.
Me pas gruaja shpjegoi se pas kesaj ngjarjeje eshte rrembyer ne qender te qytetit dhe mes disa djemve kishte identifikuar serisht Artur Dajen dhe Gramoz Selmanin. Ata e kane derguar sipas saj ne nje banese ne nje fshat te Fierit ku mbaheshin edhe tre vajza te tjera njera prej te cilave sipas deshmitares i kishin qethur koken dhe i kishin fikur cigare ne koke. Me pas gruaja kujtoi se pasi ishte perdhunuar e keqtrajtuar e kishin derguar ne Itali ku ishte shfrytezuar perrreth nje muaj.
E renduar psikologjikisht gruaja tregoi se kur kishte tentuar te arratisej e kishte gjetur Gramoz Selmani se bashku me Artur Dajen i cili e kishte masakruar me thika duke e lene te plagosur rende e duke hedhur ne nje kanal ku dhe e ka gjetur policia italiane. Gruaja tha se kete ngjarje me pas e ka denoncuar edhe ne Shqiperi kur nje prej te akuzuarve prej saj tashme tashme rezulton pa dosje fare.