Ndryshime në statutin e PS-së, mblidhen 300 firma
Njëri prej firmëtarëve, Marko Bello deklaroi dje se midis tyre gjendet edhe Rexhep Mejdani. “Në emër të kolegëve, delegatë të kongresit të PS, ju bëj me dije se rreth 300 kolegë kemi firmosur paketën për ndryshime statutore. Janë delegatë nga gjithë Shqipëria. Ka midis tyre personalitete të spikatur të PS, kontribues në vite të forcimit të forcës sonë politike, midis të cilëve do të përmendja me shumë kënaqësi profesor, doktor Rexhep Mejdanin, i cili gjithashtu ra dakort të mbështesë këtë paketë e cila do t’i paraqitet nesër kongresit. Do të kërkojmë që këto ndryshime të vihen nesër në rendin e ditës dhe te votohen përmes një votimi të fshehtë ku jemi shumë të sigurtë se kjo paketë do të mbështetet nga shumica dërrmuese e gjithë anëtarëve të kongresit sepse votimi i fshehtë është një votim demokratik ku secili shprehet pa iu bërë presion, mendimin e vet”, ka deklaruar Bello për mediat.