E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshime në Bashkinë e Tiranës/ Sara Goxhaj rikthehet si nënkryetare

Sara Goxhaj rikthehet në drejtimin e Bashkisë së Tiranës, këtë herë sërish në postin e nënkryetares. Bashkë me të, në strukturën drejtuese të Bashkisë rikthehet edhe Sadi Vorpsi, i cili do të mbajë detyrën e nënkryetarit.

Rikthimi i dy emrave vjen në një periudhë me lëvizje të shumta në drejtimin e Bashkisë së Tiranës, pas ndryshimeve të njëpasnjëshme në stafin drejtues të institucionit.

Sara Goxhaj ka qenë më herët pjesë e drejtimit të Bashkisë dhe në mars të vitit 2025 u bë pjesë e një prej zhvillimeve më të debatueshme lidhur me drejtimin e institucionit. Në atë kohë, nga paraburgimi, Erion Veliaj firmosi shkarkimin e Anuela Ristanit dhe delegimin e kompetencave te Goxhaj, vendim që më pas nuk u zbatua dhe Ristani u rikthye në detyrë.

Ndërkohë, Sadi Vorpsi ka mbajtur më herët detyrën e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe rikthimi i tij shënon një tjetër lëvizje në strukturën drejtuese të bashkisë.

Me këto ndryshime, Goxhaj dhe Vorpsi i bashkohen ekipit të nënkryetarëve që do të ushtrojnë funksionet drejtuese në Bashkinë e Tiranës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›