E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci Ishte momenti i fundit per ndertimin e institucionet dhe shmangien e krizes se re

Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci thote ne nje interviste per Zerin e Amerikes se mospajtimet dhe debatet rreth zgjedhjes se institucioneve te reja te cilat perfshine edhe zyrtare te Partise Demokratike jane pasqyrim i demokracise se brendshme. Ai thote se Kosova kishte kaluar nje krize politike dhe institucionale disamuajshe dhe nuk mund krijonte nje krize te re. Ne intervisten dhene korrespondentit tone ne Prishtine Besim Abazi kryeministri Thaci flet edhe per bisedimet me Serbine qe pritet te filloje gjate muajit mars.

Zeri i Amerikes Zoti Kryeminister sot u mbushen shtate dite te funksionimit te institucioneve te reja te dala nga zgjedhjet parlamentare krijimi i te cilave kaloi me shume buje per shkak te zhvillimeve ne Parlament. Si i vleresoni ju keto zhvillime

Hashim Thaci Dua te theksoj se nese mandati i pare i qeverise sime ishte berja e Kosoves shtet i pavarur dhe sovran mandati i dyte do te jete mandati i Kosoves evropiane i reformave demokratike i thellimit te angazhimeve te gjithanshme te spektrit politik dhe institucional per avancimin e gjithe ketyre proceseve mund te them te progresit te shumanshem. Keshtu qe kemi nje perkushtim maksimal te institucioneve te presidences te Kuvendit por edhe te qeverise me njerez jashtezakonisht kredibil te pergjegjshem te pergatitur per sfidat e ardhshme keshtu qe kam besim te plote ne suksesin e ri.

Zeri i Amerikes Edhe me gjithe verejtjet me gjithe perplasjet qe u shkaktuan gjate zgjedhjes se ketyre institucioneve

 Hashim Thaci Natyrisht se demokracia eshte dicka qe mund te kesh dhe duhet te kesh ballafaqim idesh dhe alternativash. Sot Kosova ka nje qeveri jashtezakonisht stabile shume te avancuar dhe me nje perspektive dhe vizion te qarte evropian. Por kemi natyrisht kemi edhe kundershtime opozitare qe ne nje forme a formen tjeter rrit vlerat e zhvillimit te demokracise ne Republiken e Kosoves.

 Zeri i Amerikes Zoti Kryeminister. Mospajtimet me te thella ishin rreth votimeve per presidentin e vendit. Si u siguruan votat per presidentin

 Hashim Thaci Une nuk deshiroj te merrem me ceshtjet teknike apo procedurale te Kuvendit u takon vet autoriteteve te Kuvendit qe te deklarohen dhe te japin shpjegimet e nevojshme dhe te domosdoshme por dua te theksoj se institucionet kane pasur dhe kane nje legjitimitet te plote qytetar dhe aspektin e drejte legal. Dhe sa i perket legjitimitetit dhe legalitetit dua te theksoj se edhe ish presidentet e mehershem nuk kane pasur me teper se 62-63 vota te Parlamentit te Kosoves. Keshtu qe ne kete drejtim mendoj se leshimet qe kane ndodhur do te evitohen prej autoriteteve te Kuvendit ndersa qeveria do te vazhdoje me prioritetet e veta. Une jam tani shume i fokusuar ne agjenden time per implementimin e premtimeve qe i kam dhene para qytetareve te cilet me besuan mandatin e dyte per reformat e thella demokratike qe do ti beje qofte ne ekonomi ne politike apo ne legjislacion te punojme maksimalisht per raportin e progresit pra per Kosoven evropiane per liberalizimin e vizave dhe natyrisht sa me shpejt qe eshte e mundur te afrohemi per tu integruar ne NATO dhe BE.

Zeri i Amerikes Edhe anetare te partise suaj thane se ishte trysnia mbi deputetet qe siguroi votat. Si i bindet ju ne te vertete ata

Hashim Thaci Gjithcka qe ka legjitimitet qytetar dhe legalitet eshte e pranueshme edhe per qytetarin e Kosoves edhe per institucionet e Kosoves edhe per miqte tane ne Washington dhe Bruksel. Une e falenderoj gjithe boten demokratike per mbeshtetjen e plote qe i kane dhene ndertimit te institucioneve te reja te Republikes se Kosoves. E theksoj edhe njehere aspektet e leshimeve teknike qe kane ndodhur ne Kuvend jane dicka me te cilat duhet te merret dhe do te merret Kuvendi.

Zeri i Amerikes A i ka prekur marredheniet brenda partiake brenda PDK-se zhvillimi i fundit ne Parlament

Hashim Thaci Zhvillimet e fundit kane qene jashtezakonisht pozitive. Kane qene zhvillime qe u kane kontribuar te gjithe me vullnetin e tyre te mire. Natyrisht se demokracia zhvillohet me pjesemarrje dhe jo bojkot. Une do te punoje me te gjithe spektrin politik ne Parlament dhe jashte tij per reformat demokratike sepse ato nuk jane vetem pergjegjesi e qeverise por edhe e opozites dhe une dua te besoj se opozita do ti kthehet vendit Parlamentit ku edhe e ka fituar besimin e qytetareve qe te jete prezent ne Parlament. Besoj se do te punojme bashkerisht per keto reforma qe nderlidhen me jeten me te mire per cdo qytetar. Por duhet kuptuar edhe demokracine e brendshme te partive qe gjithnje e me teper po avancohet. Por me rendesi eshte qe vendimet shteterore jane vendime qe respektohen nga te gjithe.

Zeri i Amerikes A kishit ndonje zgjidhje tjeter pervec AKR-se

Hashim Thaci Ne kemi biseduar me spektrin e ndryshem politik. Kane qene me keshilla dhe ndihmesa edhe komuniteti nderkombetar. Kam biseduar edhe me perfaqesuesit e shoqerise civile. Kjo ishte zgjidhja e pershtatshme dhe per momentin zgjidhja qe i jepte vendit qeverine me te mire te mundshme ne historine politike te tij. Ne kishim kaluar nje krize pese - gjashte mujore dhe ishte momenti i fundit qe te ndertojme institucionet dhe ne asnje rrethane te krijojme krize te re. Prandaj ishte vendimi i organeve drejtuese te PDK-se per te ndertuar koalicion me AKR-ne listen Ibrahim Rugova gjithashtu me te gjitha komunitetet por edhe me perfaqesuesit e shoqerise civile. Pra kemi nje qeveri jo njepartiake por shume partiake me perfaqesues shume te shquar edhe te shoqerise civile dhe gjithe etnike. Sot Kosova e ka qeverine e munguar ne 12 vitet e kaluara. E ka qeverine e Kosoves evropiane.

Zeri i Amerikes Kundershtaret e presidentit Pacolli i kujtojne atij por dhe juve te kaluaren politike dhe posacerisht lidhjet me Mosken. A ju pengojne juve keto lidhje

Hashim Thaci Ne duhet te gjithe te shikojme kah e ardhmja nga Kosova evropiane nga Kosova euroatlantike nga vizioni yne qe po e implementojme cdo dite. Zgjedhja e institucioneve ka qene e pershendetur dhe e mirepritur prej te gjithe miqve tane ne SHBA dhe vendet e BE-se gjithashtu edhe baronesha Catherine Ashton. Keshtu qe une i kuptoj edhe xhelozite edhe konkurrencen politike. Por institucionet e vendit definitivisht te gjithe duhet ta kuptojne do ta kene gjithmone adresen politike te legjitimitetit qytetar dhe legalitetit.

Zeri i Amerikes Zoti kryeminister. Tashme kane filluar pergatitjet per bisedimet me Serbine. Ju keni emeruar edhe shefen e delegacionit Kur prisnin ju fillimin e ketyre bisedimeve dhe cfare be fakt prisni prej tyre

Hashim Thaci Ka qene nje pergatitje e gjate per shkak te pese mujorit te asaj krize politike dhe institucionale qe kaloi vendi per shkak te largimit te LDK-se nga institucionet ne ate kohe. Natyrisht ne kemi vazhduar me agjenden evropiane dhe euroatlantike te bashkepunimit nderfqinjesore qe eshte ne interes tonin por edhe te vendeve te rajonit. Ne kuader te kesaj eshte edhe bashkepunimi ne mes te Republikes se Kosoves dhe Serbise per interesat e dy vendeve dhe popujve tane. Tani ne kemi emeruar zv/kryeministren zonjen Edita Tahiri si pergjegjese per ceshtje te dialogut dhe bashkepunimit me te gjithe fqinjet. shte nje autoritet i njohur dhe i respektuar me pervojen e gjate edhe ne ceshtjet e dialogut. Ky dialog do te kete rezultatet e veta pozitive per dy shtetet tona. Gjithashtu edhe per nje jete me te mire per qytetaret tane. E ne te njejten kohe ky dialog do te kete mbeshtetjen e plote te SHBA-se te vendeve te BE-se dhe do te permbyllet me njohjen reciproke ne mes Kosoves dhe Serbise. eshtja e dialogut do te jete nje proces shume transparent i diskutuar dhe vazhdimisht i informuar Parlamenti i Republikes se Kosoves me ftesen per ndihmese te plote edhe te partive opozitare sepse kam besim te plote se te gjitha jane te interesuar ta forcojne shtetin e Kosoves.

Zeri i Amerikes Sa here flitet per bisedimet veriu i vendit behet teme e pashmangshme. A mund ta shohim nje veri ndryshe ne fund te ketyre bisedimeve

Hashim Thaci Kosova eshte nje eshte unike eshte sovrane me integritet territorial te paprekshem por te njohur nderkombetarisht. Kemi fituar 75 njohje nderkombetare. Do te punohet per sundim te ligjit per organizim te zgjedhjeve te lira ne tri komunat ne ate pjese te territorit te Republikes se Kosoves per formimin e komunes se re dhe investimet e nevojshme ekonomike per jete me te mire per te gjithe qytetaret ne veriun e Mitrovices.

Zeri i Amerikes A eshte e mundur ndonje forme e trajtimit te vecante te veriut

Hashim Thaci Do te kete perkujdesje te shtuar per zgjidhjen e problemeve te grumbulluara tash e 12 vjet por ne asnje rrethane nuk do te cenohet rregullimi i brendshem kushtetues i Republikes se Kosoves.

Zeri i Amerikes Vezhguesit thone se Kosova shkon ne bisedime me nje pozicion jo te favorshem per shkak te problemeve te brendshme politike dhe per shkak te imazhit te saj te demtuar edhe per shkak te raportit te Dick Martyt. A mund ta veshtiresojne kete pozicion keto ceshtje

Hashim Thaci Kosova si kurre ndonjehere me pare eshte e pergatitur per sfida te reja. Kosova ka qene e pergatitur qe nga Rambouillet kur ka arritur sukses te plote. Ne keto 12 vitet e fundit te bashkepunimit nderfqinjesor Kosova ka qene gjithmone korrekte. Beogradi gjithmone ka qene destruktiv. Kane thene analiste te ndryshem se Kosova eshte e papergatitur edhe per takimet e Vjenes por Kosova e fitoi pavaresine nga keto takime. Prandaj dialogu i ri per ceshtje praktike me shtetin fqinje Serbine eshte dicka qe do te permbyllet me njohjen e Serbise per Kosoven si shtet dhe njohja e Kosoves gjithashtu per Serbine si dy shtete per tu integruar te dy shtetet ne NATO dhe BE. Pra Kosova eshte e pergatitur dhe do te kete sukses.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›