Nis ndërtimi i tregut të gjelbër në Graçanicë

Ka nis sot ndërtimi i tregut të gjelbër në Graçanicë. Tregu është duke u ndërtuar në afërsi të urës kryesore në Graçanicë. Është paraparë që tregu të jetë nën qiellin e hapur me 15 stenda.Deri tash prodhuesit e qumështit dhe prodhimeve të mishit, por edhe të perimeve dhe frutave, prodhimet e tyre i kanë ekspozuar në rrugën kryesore në Graçanicë, përkatësisht afër rrugës magjisitrale Prishtinë – Gjilan.
Me iniciativën e Komunës së Graçanicës dhe me dëshirë që të sigurohet një hapësirë, e cila do t’ju mundësojë shitësve plasimin e produkteve të tyre vendore, është hartuar plani për ndërtimin e tregut të gjelbër me stenda.
„Është parashikuar që tregu të jetë nën qiellin e hapur me rreth 15 stenda. Në kuadër të projektit është paraparë një hapësirë për shitjen e frutave dhe perimeve, por edhe një objekt i mbyllur për shitjen e prodhimeve qumështore dhe mishtore“, tha arkitekti Ljubisha Janiqijeviq./Indeksonline/