Ndryshime zëvendësministrash tek Ekonomia dhe Arsimi

TIRANE, 5 nëntor/ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme disa lëvizje në nivel zëvendësministrash.
Kështu, mbi bazën e ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi emërimin e Armela Bakës, zëvendësministre të Arsimit.
Po ashtu në mbledhjen e sotme u miratua edhe emërimi i Martin Kajos zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
Ndërkohë me vendime të veçanta Këshilli i Ministrave liroi Endrit Hoxhën nga detyra e zëvendësministrit të Arsimit dhe Sportit dhe Sokol Dumën nga detyra e zëvendësministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
/m.m/a.f/r.e/