Ndryshimet Kushtetuese, sot seanca dëgjimore me grupet e interesit
TIRANË-Këshilli i Legjislacionit dhe komisioni parlamentar i Ligjeve do të mblidhen sërish të shtunën (ora 10:00) për të dëgjuar mendimet e grupeve të interesit lidhur me nismën për ndryshimet kushtetuese "për heqjen e imuniteteve të zyrtarëve të lartë".
Këshilli i mbledhur paraditen e të premtes, pas një debati në parim që zgjati rreth tre orë për nismën në fjalë, në fund vendosi të zhvillojë sot seancë dëgjimore për ndryshimet kushtetuese me ekspertët ndërkombëtarë të misioneve europiane në Tiranë; me konstitucionalistë të fushës, si Aurela Anastasi, Genti Brahimi, etj; me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja; me kryetaren e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj; me anëtarë të Gjykatës së Lartë, Ariana Fullani, Arian Nuni; me Avokatin e Popullit, Igli Totozani, etj. Kësaj liste deputeti i opozitës, Majko, kërkoi t'i shtohen edhe emrat e konstitucionalistëve të njohur si Kristaq Traja, Perikli Zaharia dhe Krenar Loloçi.
Përveç drejtuesve të insitucioneve të drejtësisë dhe ekspertëve shqiptarë në seancën e sotme do të dëgjohen dhe ekspertë të EURALIUS-t dhe PACA-s, misione që kanë asistuar drejtësinë shqiptare gjatë viteve të fundit.
Në mbledhjen e djeshme të Këshillit, e shoqëruar me debate të forta mes palëve, PS dorëzoi sot draftin e saj në Kuvend "për heqjen e imunitetit.
Tashmë për këtë çështje janë zyrtarizuar për shqyrtim dy projekte, pasi ajo e LSI-së u hoq dje nga diskutimi për shkak se u klasifikua si e mangët procedurialisht, duke qenë se i mungonin 28 firma.
Dy projektet, ai i PD-së dhe i PS-së, ndryshojnë nga njëri-tjetri në një përkufizim të rëndësishëm. Ndërsa projekti i demokratëve, që është një përshtatje në shqip e draftit të EURALIUS dhe PACA-s, përcakton heqjen e plotë të imuniteteve për deputetët dhe ministrat. Kjo do të thotë se ata, sipas ligjeve në fuqi, mund të merren në ndjekje penale dhe civile, mund të arrestohen dhe mund t’u kontrollohet banesa, për çdo lloj akti të kryer, përvec mendimeve dhe votës që japin në parlament.
Ndërsa projekti i PS-së nuk kërkon heqjen e plotë të imunitetit, duke mbajtur të paprekur deputetin apo ministrin nga arrestimi apo kontrolli i banesës. Sipas socialistit Fatmir Xhafaj që bëri prezantimin e projektit, ky përkufizim mbron deputetët nga goditjet eventuale politike.
Pas seancës së sotme dëgjimore me grupet e ineresit, relatorët Edi Paloka(PD) dhe Pandeli Majko(PS) do të punojnë për të paraqitur një draft të përbashkët, nëse palët do arrijnë të gjejnë konsensus në trajtimin e çështjes së imuniteteve.
(e.m/BalkanWeb)