E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoshta festa eshte mallkimi yne

Edhe ne vitet 2004 e 2005 kreret partiake e institucionale te Kosoves paten thene qe me Serbine do te bisedojne vetem per ceshtje teknike. Atebote i filluan bisedimet per ceshtjen e te pagjeturve dhe tabelat e automjeteve.


Keto ceshtje sigurisht qe nuk u zgjidhen por pasuan negociatat per statusin e Kosoves. Qendrimi fillestar i Ekipit te Unitetit ishte pavaresia e plote nderkaq rezultati ne fund ishte Plani i Ahtisaarit si kompromis me Serbine te cilin ajo serish nuk e pranoi.


Fantazma e bisedimeve teknike eshte rikthyer. Njejte sikur atehere pothuajse te njejtit njerez edhe tash na rrefejne se si do te kete vetem bisedime teknike me Serbine. Ne njeren ane ata kane te drejte behet fjale per politikane pa politike prandaj cdo gje eshte teknike aty. Ne anen tjeter cdo gje me Serbine mund te jete vecse ceshtje politike.


Kryeministri Thaci dhe Presidenti Sejdiu kurrfare kushtesh nuk parashtruan per keto negociata te reja. Natyrisht pervecqe ato te jene teknike.


A thua atyre nuk iu ra ndermend qe paraprakisht Serbia duhet ti kerkoje falje shqiptareve per krimet ndaj tyre pergjate gjithe shekullit te kaluar se ajo duhet te ofroje zhdemtim per viktimat e panumerta dhe demshperblimin per shkaterrimet e luftes se ajo duhet tia dorezoje Kosoves kriminelet serbe te luftes se ajo duhet ti ktheje afer 2.000 te pagjeturit se ajo duhet ta njohe pavaresine e Kosoves dhe ta ndryshoje kushtetuten e saj ne preambule te se ciles shkruan qe Kosova eshte pjese e Serbise se ajo duhet ta pushoje shtypjen diskriminimin dhe persekutimin e shqiptareve kudo qe ata jetojne ne Serbi se ajo duhet ta nderprese financimin e strukturave te saj ne Kosove se ajo duhet tia ktheje Kosoves fondin pensional dhe librat kadastrale etj. etj.


A thua asnjera nga keto nuk iu rane ndermend Thacit e Sejdiut Shume keq nese nuk u jane kujtuar keto atyre. Edhe me keq nese u jane kujtuar por nuk i thane.


Le te supozojme qe faktoret relevante e paskan sugjeruar Kryeministrin Thaci qe ti pranoje negociatat e radhes per Kosoven me Serbine. Nuk po hyjme ne temen pse sugjerimet e ketyre faktoreve behen kaq kollaj urdhra. Nuk po e trajtojme ketu se cfare ka dicka ne Thacin e per te qe keshillen nderkombetare e shnderron ne urdher vendes.


Pra nuk po merremi me ate pse Thaci eshte si gote prej qelqi te krisur para ketyre sugjerimeve. Kryeministri Thaci gjithmone mund tu thote atyre se ai svendos dot per nje gje kaq te madhe si kjo.


Ai mund te pergjigjet duke thene qe me vetem 105.000 votat e tij nga koha e kornizes kushtetuese nuk mund te marre nje vendim kaq te rendesishem dhe si demokrat qe eshte do ta organizoje nje referendum gjithepopullor ne Kosove per te pyetur mbi 2 milione qytetaret e ketij vendi nese mendojne qe duhet hyre ne negociata me Serbine.


Mendimi keshillues i GjND-se i cili ishte negativ per Serbine nuk solli vale te re te njohjeve te pavaresise se Kosoves por duket qe do te sjelle vale te re te negociatave me Serbine per Kosoven.


Permes iniciatives se Serbise ky mendim pothuajse u rikuptimesua meqe nepermjet Rezolutes se Asamblese se Pergjithshme te OKB-se ai u vendos ne kuadrin e negociatave te reja me Serbine ashtu sic thote pika permbyllese e kesaj rezolute. Keto negociata gjithsesi e rifuqizojne Serbine si faktor per Kosoven.
E ndoshta festa eshte mallkimi yne.


Ne qershor te vitit 1999 ne Prishtine festohej clirimi dhe menjehere me pas u nda Mitrovica me 17 shkurt 2008 ne Prishtine festohej pavaresia dhe vetem dy dite me vone u dogjen pikat doganore 1 dhe 31 ne veri dhe pergjate gushtit te vitit 2010 serish ne Prishtine festohej mendimi i GjND-se dhe ne shtator erdhi rezoluta qe lanson pazaret e reja ne kurriz te Kosoves.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›