Ne kerkim te kuptimit
Nocioni biblioteke ngerthen ne vete kryesisht domethenie pozitive. Pa marre parasysh nivelin kulturor origjinen apo ndonje perkatesi tjeter te njeriut te gjithe thuaja njezeri pajtohen me statusin hijerende te bibliotekes qofte kur behet fjale per biblioteke private apo publike.
Sa per mua biblioteka me krijon depresione dhe ndjenjen e inferioritetit me pushton nje deshperim nje ndjenje e mungeses definitive te shpreses jo vetem per shkak se nuk do te arrij ti lexoj te gjitha ato vepra te mahnitshme te autoreve boterore qe paraprakisht i pata skajuar per ti lexuar ne pleqeri por edhe per shkak te vetedijesimit se shkrimi dhe dija vazhdimisht e humbin betejen me injorancen por jo vetem kaq.
Statusi i intelektualit ne shoqerite moderne sa vjen perkeqesohet duke u nivelizuar me ate te zejtareve. Kur intelektuali instrumentalizohet per qellime jo intelektuale ai shnderrohet ne mercenar sherbyes i grupeve te ndryshme te pushtetit.
Ne biblioteka ka tmerresisht shume libra te shkruar nga njerez te mencur te harruar te pluhurosur pa ndikim saqe vetvetiu parashtrohet pyetja pse te lexohet pse te shkruhet kujt i duhen kush do ti ruaje ti perdore ato
Edhe perkunder ketyre pyetjeve trishtuese njeriu vazhdon te lexoje te shkruaje me gjase per shkak se motivi per komunikim kumtim eshte me i forte se deshperimi trishtues.
Libri ka shume kundershtare injorantet pesimistet politikanet kleriket teknologet ideologet...
Revolucionet risite ne rrafshin politiko-shoqeror ndikojne ne ndryshimin e botekuptimeve dhe me te edhe ne rendesine e librave sidomos te atyre qe nuk perputhen me tendencat politike.
Ballafaqimi ndermjet interesit partikular te pjesshem politik dhe atij universal njerezor pak nga pak perfundon ne dobi te atyre qe kane oferte konkrete te prekshme materiale. Bibliotekat jane deshmitare te ketyre perballjeve ndermjet qellimeve te ngushta utilitariste me ato sublime qe ne vete ngerthejne vlera universale.
Ne nje raft te bibliotekes qendrojne libra qe kane mesazhe te papajtueshme proveniencash te ndryshme. Ato hyjne ne pune vetem kur njeriu i shnderron ne instrument te qellimeve politike. Kur politika harliset krijuesit brenda nates fitojne ose humbin shkelqimin fiktiv shoqeror.
Me ndryshim te rendit shoqeror ndryshon edhe permbajtja e bibliotekave. Nese librat kane permbajtje te papershtatshme per koniunkturat e ndryshme te pushtetit politike religjioze kriminale ato digjen nderkaq autoret vriten ose korruptohen.
Sot kur nen ndikimin e liberalizmit disidenca mohu sublim i intelektualit po zvetenohet njerezimi ka filluar ta humbe ndergjegjen. Prodhimi intelektual trajtohet si cdo mall tjeter ne treg qe blihet. Kur krijimtaria morali bindja blihen atehere libri e humb vleren imanente qe ka pasur me shekuj..
Ky shenim mund te lexohet i plote ne Shekulli Online dhe ResPublica. Faqja online ResPublica u prezantua dje me nje ceremoni ne ambientet e UET. E themeluar dhe e drejtuar nga Mustafa Nano kjo faqe synon te terheqe mendimin shqiptar bashkekohor per ceshtje kombetare dhe globale duke u perqendruar ne te drejtat e njeriut demokracine shtetin e se drejtes dhe interesin publik.