Sokol Kociu i dosjes Kokaina truri i mbrojtjes se Dritan Dajtit
TIRAN- Ish-oficeri i policise gjyqesore Sokol Kociu i njohur ndryshe si njeri nga te denuarit e dosjes Kokaina i liruar nga burgu me kusht ketu e 16 muaj me pare eshte legjitimuar nga familjaret e te pandehurit Dritan Dajti si mbrojtes ligjor i interesave te te akuzuarit per vrasjen e kater policeve. Lajmi konfirmohet nga vete avokati Kociu dhe pjesetaret e familjes se te pandehurit Dajti te cilet mbrojtjen ne prapaskene te interesave ligjore te djalit te tyre ia kane besuar ish-te denuarit me 12 vjet heqje lirie. Sipas ketyre burimeve avokati Kociu nuk do ta perfaqesoje si mbrojtes ligjor te pandehurin Dajti ne seance gjyqesore por do te pergatise strategjine mbrojtese per klientin e tij.
Zyra jone ligjore ka marre ne mbrojtje shtetasin Dritan Dajti i cili do te perfaqesohet ne sallen e gjyqit nga avokatja Ledia Ramo. Pasi personalisht nuk marr pjese ne proceset gjyqesore qe shqyrtohen ndaj klienteve tane ne Gjykaten e Shkalles se Pare dhe ate te Apelit por vetem ne ate te Gjykates se Larte dhe Kushtetuese duke mos perjashtuar ketu edhe proceset prane Gjykates se Strasburgut - tha per Shekullin Sokol Kociu. Nderkaq nga ana tjeter avokati konfirmoi se tashme ka apeluar ne Gjykaten e Strasburgut vendimin e denimit ne mungese te shtetasit Dritan Dajti me 20 vjet heqje lirie per vrasjen e shtetasit e biznesmenit Agim Beqja.
Nderkohe burimet zyrtare te Gjykates se Krimeve te Renda konfirmuan per Shekullin se avokat i vetem dhe i legjitimuar per mbrojtjen e shtetasit Dritan Dajti eshte avokatja Ledia Ramo. Te pyetur per kete fakt edhe institucioni i akuzes nuk kishte dijeni per Sokol Kociun si mbrojtes i interesave ligjore te te pandehurit Dajti. Sipas tyre ne asnje rast nuk eshte dorezuar ndonje shkrese qe provon se shtetasi Sokol Kociu eshte avokati i te pandehurit Dajti. Kete e vertetoi edhe vete Kociu i cili tha se nuk ka marre prokure perfaqesimi nga vete ai per te bere mbrojtjen ligjore te Dajtit ne gjyq. Nuk do ta perfaqesoj mbrojtjen e Dajtit personalisht ne gjyq. Une do te pergatis te gjithe mbrojtjen se bashku me avokaten Ledia Ramo e cila eshte legjitimuar per perfaqesim ne sallen e gjyqit -tha Kociu. Sipas tij procesi hetimor i dosjes se vrasjes se kater efektiveve te policise ka shume probleme dhe mangesi ne fazen hetimore.
Nga studimi i fashikullit te gjykates konstatojme se mungojne disa prova te rendesishme pa njohjen e te cilave eshte e pa mundur paraqitja e parashtrimit hyres dhe kerkeses per prova - thuhet nder te tjera ne kerkesen qe avokatja Ledia Ramo ka paraqitur seancen e kaluar ne gjykate. Ajo kerkoi venien ne dispozicion te pamjeve filmike te vendit te ngjarjes se dates 7 gusht 2009 ku u vrane kater efektivet e policise pasi sipas mbrojtjes ka kunderthenie nga deshmitaret ne vendngjarje. Gjithashtu avokatet kane kerkuar venien ne dispozicion te fotove origjinale dhe me ngjyra te fotografimit te vendit te ngjarjes si dhe fotografite origjinale qe shoqerojne aktin e ekspertimit kimik nr.6104 date 13.8.2009 te kemishes se shtetasit Sajmir Duckollari pasi ne deklarimet e kolegeve te viktimes ka kontradikta ne lidhje me ngjyren e kesaj kemishe.
Nderkohe paraditen e djeshme avokatet Kociu dhe Ramo te paraqitur ne Gjykate te Krimeve te Renda jane njohur me aktet e dosjes si dhe kane marre nje kopje te pamjeve filmike te vendit te ngjarjes ku pritet te ngrihet edhe strategjia e mbrojtjes se Dritan Dajtit i akuzuar per vrasjen e kater policeve gjate tentatives per ta arrestuar.
7 gusht
Nje vit nga masakra e Dajtit babai i Duckollarit rrefen tragjedine
Dyert jane te hapura ne shtepine e Fatos Xhanit Altin Dizdarit Sajmir Duckollarit dhe Kastriot Feskajt. Por asnje funksionar i shtetit nuk ka kaluar ende pragun ne kete pervjetor per te ndare dhimbjen e maskres se 6 gushtit. Zyra e protokollit ka harruar te postoje edhe informacionin mbi nje ceremoni qe pritet te organizohet te henen. Drejtuesit e Policise nuk jane ne Tirane. Kjo ka sherbyer si sebep per ndryshimin e dates se ceremonise perkujtimore te masakres se ekzekutimit te kater djemve te skuadres speciale ne Durres nga Dritan Dajti. Ceremonia e rastit eshte shtyre per te henen.
Si do zakoni dyert e shtepive jane te hapura. Rrofshi dhe e kujtofshi- jane fjalet e pakta ngushelluese qe mund te thote cdo kush qe kalon pragun e shtepise se deshmoreve te atedheut. Jane mbledhur dje per te ndare dhimbjen e per te kujtuar qe Sajmiri Fatosi Altini e Kastrioti nuk jane me. Ndersa shteti ka vendosur qe heronjte e tij ti nderoje nje dite tjeter. Te pakten kete ben me dije nje shkrese zyrtare e firmosur nga Dretjori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj. Ceremonia do te zhvillohet te henen dhe te vetmit zyrtare qe do te marrin pjese jane nendrejtoret e polise se shtetit.
Jane ata qe do te zhvillojne vizita nderi ne kater familjet e deshmoreve nderkohe qe asksuh nuk ka lajmeruar zyrtarisht per ceremonine qe pritet te zhvillohet. Te pakten kete thote nje prej familjareve te oficereve te rene ne krye te detyres. Jane njohur me ceremonine qe do te organizoje shtetit privatisht nderkohe qe referuar shkreses se protokollit te ceremonise vihet re mungesa e drejtuesve te Ministrise se Brendshme apo edhe e drejtorit Burgaj. Ne krye te listes se ceremonise perkujtimore te kesaj masakre si drejtuesi me i larte i shtetit do te jete zv/drejotri i Policise se Shtetit Agron Kuliqi.
Ne familjen familjen Duckollari prej nje vit mungon Sajmiri
Nuk ka nje qosheze mure qe ne shtepine e Islam Duckollarit te mos jete e mbulur nga fotografite. Ne cdo cep te hedhesh syte do te shohesh djalin e beshem me sy te kalter qe te veshtron dhe te fal dashuri. Nuk ka cep te shtepise qe mund ti shpetosh syve te qeshur te Sajmirit e duket se Drita e ema eshte kujdesur qe cdo hap qe te hedhe neper shtepi te ndjeje prezencen e Sajmirit. Ndaj me shume se sa nje banese e vockel ne rrugen Konferenza e Pezes ne Tirane shtepia e Islamit eshte nje muze fotografish. Por qe nga 6 gushti i vitit 2009 buza nene Drites si ka qeshur me. Fotografite jane gjithcka qe ka mbetur nga Sajmiri e me hijen e tyre do te rriten dhe femijet e tij.
Drita eshte kujdesur qe ne cdo moment Iliri dhe Adrioni i vogel te kene prane babain e tyre. Dua babin e madh- thote Iliri qe si ka mbushur ende 5 vitet dhe kjo fraze e voglushit sa nuk ia plas zemren Drites. Iliri kerkon me insistim foton e zbadhur te babait dhe here pas here pyet se kur te zbres nga qielli. Askush ne shtepine Duckollari nuk di ti shpjegoje Ilirit qe fotografite do te jene te vetmet kujtime qe do te kete nga babi i tij. Drita rikujton ore e cast ditet dhe fjalet e te birit qe kurre nuk do te hyje nga ajo dere dhe ta pyese se si ishte zgjuar ne mengjes. Nuk ka mundur te shoh te birin ne diten e fundit te jetes se tij. Nje telefonate rreth ores 9 te mengjesit e 6 gushtit te kaluar qe hera e fundit qe foli me te birin.
do mengjes vinte dhe me pyeste se si kisha fjetur dhe a isha mire me shendet. E kishte zakon kete por ate dite nuk erdhi. Ishte me pushime dhe me mori vetem ne telefon rreth ores 9 te mengjesit dhe me me pyeti se si isha zgjuar dhe se po shkonte me sherbim. Kjo ishte hera e fundit qe fola me te dhe me pas degjoja lajmet per gjemen qe me kishte rene- rrefen Drita Duckollari. E prej asaj dite ende nuk i jane thare syte packa se dy djemte qe ka lene Sajmiri jane vete jeta per te. Ju gezohet niperve te mbetur jetim por ata nuk jane Sajmiri vrasha e te cilit ka thare syte dhe zemren e nje nene.
Islam Duckollari Jam krenar qe im bir nuk braktisi shoket
Te pret ne shtepi si do zakoni ndersa dhimbja ia copton shpirtin. Islami eshte oficer i vjeter dhe e di fort mire cdo te thote te jeshe baba deshmori ndaj shtrengon dhembet sa here qe nga shpirti perpiqet ti dale ndodnje fjale qe rrefen dhimbjen e nje babi qe humbi te birin ne diten me te bukur te jetes se tij. Perpiqet te tregohet i forte e per kete therret ne ndihme eksperiencen e vite te tera te rregullores ushtarake. Por mjafton qe ne dhome te shfaqet Iliri djali i vogel i Sajmirit e perballe tij nuk eshte me ai ushtaraku i rrepte qe kontrollon gjithcka por nje baba qe pervec dhimbjes se humbjes se te birit i rendon mbi supe dhe amaneti i rritjes se dy femijeve. Per gazeten Shekulli Islam Duckollari rrefen amenetet e te birit dhe pse ndihet krenar qe Sajmiri nuk braktisi shoket. Sa i perket Dritan Dajtit kurre nuk do tia degjoje emrin apo te flase per te.
Z. Islam A i keni ndjekur hetimet dhe procesin gjyqesor per vrasjes se djalit tuaj
Jo dhe nuk dua as te degjoj emrin ketij njeriut. Kjo eshte nje pune e drejtesise dhe e shtetit dhe eshte ne nderin e shtetit te kujdeset per djemte qe japin jeten ne emer te tij. Ajo qe une di eshte se si sot nje vit une nuk kam djalin ne shtepi dhe cfare do qe te ndodh asgje nuk do te ma ktheje Sajmirin ne jete.
A dinit me detaje profilin e punes qe kryente Sajmiri
Ekzaktesisht se cilat ishin operacionet e punes se tij jo sepse Sajmiri asnjehere nuk fliste me detaje per punen e tij pavaresisht se une isha ushtarak. Mbaj mend se vetem nje here me ka marre ne telefon per ceshtje pune. Ka qene ne Leskovik dhe me pyeti se cfare quhej saksi ne kete zone. I thashe se quhet vazo lulesh. Ky ka qene i vetmi komunikim per punen. Por di kete qe sa here nuk e therrisnin ne ndodnje aksion nuk ndihej fort mire pasi kete profesion Sajmiri e adhuronte.
Po per detajet e aksionit te zhvilluar me 6 gusht ky pervec Sajmirit mbeten te vrare dhe tre koleget e tij a jeni interesuar ndonjehere
Jo. Sepse cfare do lloje gjeje qe te kete ndodhur kjo nuk do te ma kthej tim bir me ne jete. Sajmiri ishte specializuar per kryerjen e operacioneve te rendesise se vecante packa se pozicioni i tij ishte filmimi por une jam krenar per tim bire. Ai nuk ka braktisur shoket dhe eshte bashkuar me to per te perfunduar misionin qe u ishte ngarkuar packa se ra ne krye te detyres. Sajmiri nuk e ka ditur se kush ishte personi qe duhet te arrestonin ate ditee. Po keshtu as shoket e tij. Por Sajmiri eshte i fundit qe eshte ekzekutuar ate dite. Ai edhe mund te ishte larguar por nuk e ka bere kete veprim dhe une jam krenar qe dezertoi apo tradhetoi shoket packa se ndeshmerine ndaj punes se tij e pagoi me jete. Ate dite Sajmiri ishte me lejen e zakonshme deri me 15 gusht. E kane telefonuar ne mengjes ku e kane therritur per te marre pjese ne nje aksion te konsideruar sekret. Sot mund te ngereshe shume pikepyetje por e verteta eshte se sot djalin tim nuk ma ktheen njeri ne shtepi ndaj une nuk jam interesuar asnjehere se si shkoi ky aksion dhe pse arrestimi i nje personi ne kerkim nga drejtesia pati nje bilanc kaq tragjik. Kjo nuk eshte detyra e nje prindi qe ka humbur djalin e tij.
Bashke me ju dhe tre familje te tjera kane humbur djemte e tyre te vrare nga Dritan Dajti a ju ka bashkuar kjo dhimbje
Ate dite qe eshte zhvilluar ceremonia e varrimit te djemve tane une kam bere nje fotografi dhe e kam zmadhuar. Nuk i ndaje nga djali im packa se na bashkoi dhimbja e madhe Por atdheu nuk ekziston pa heronjte e tij. Keto jane djmete per te cilet do u flitet brezave jane shtylla kurizore e nje populli. Ka Shqiperia njerez qe japin gjak dhe kthehen frymezim per brezat qe do te vijne. Ndaj ndihem krenar qe im bir nuk braktisi detyren dhe shoket e tij. Me autorin e kesaj masakre drejtesia mund te beje cte doje mua nuk me intereson sepse Sajmri nuk me kthehet me. Por shteti duhet te ruaj dinjitetin e tij.
Ju sot mbani te veshur nje uniforme ne emer te se ciles u ekzekutua djali juaj. A ndiheni pishman perse e keni ushqyer Sajmirin ndjek kete rruge...
Jo Te qenurit polic ishte pasioni i Sajmirit. Per te detyra qe kryente ishte nje pasion qe jo vetem une por askush tjeter nuk mund ta shkepuste ndaj edhe pse sot nuk kam tim bir nuk ka nje dite te vetme qe te behem pishman per detyren qe ai ka kryer dhe per rrugen qe ka ndjekur. Me dhemb shpirti per tim bir por jam krenar qe ra ne krye te detyres ne emer te nje uniforme qe Sajmiri i besonte.