E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimet e diplomave, 3 vite studimi barazohen me 4

Projektligji për ndryshimet e ligjit të arsimit të lartë nuk është marrë nga universitetet e vendit Të papërcaktuara, institucionet që ofrojnë testime ndërkombëtare për certifikimin e gjuhës angleze

Projektligji me të gjitha ndryshimet për amendimin e ligjit të arsimit të lartë, nuk është marrë nga universitetet publike në vend. Madje, disa prej pikave të pasqyruara në media kanë qenë të panjohura për dekanatet e fakulteteve. Sipas profesorëve, drafti përfundimtar ende nuk ka shkuar pranë këtyre strukturave arsimore, të njohura si grupe interesi. Nisur nga kjo, pritet që dy javët e ardhshme, ky projektligj të ngjallë debate të mëdha mes strukturave arsimore, të paktën deri në miratimin e tij përfundimtar në Këshillin e Ministrave.

Sipas projektligjit dorëzuar në sekretarinë e qeverisë, disa nga pikat kryesore që kërkohen për ndryshim, nuk janë vetëm titujt e diplomave, por edhe ekuivalentimi i tyre, pavarësisht viteve të shkollimit, në ciklin e parë të studimeve.

Konkretisht, lidhur me këtë çështje, në këtë projektvendim në nenin 33, pika 3 dhe 4 shkruhet se:
“Diplomat master të nivelit të parë, diplomat e integruara të nivelit të dytë, që kanë grumbulluar në studimet universitare më pak se 300 kredite, të lëshuara para hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe diplomat e studimeve universitare që kanë zgjatur së paku 4 vite akademike deri në përshtatjen e studimeve sipas sistemit të Bolonjës, të ekuivalentuara, para hyrjes së fuqi të këtij ligji, me diplomat e integruara të nivelit të dytë, janë ekuivalente me diplomën universitare master”.

Në pikën 4 të këtij neni sqarohet se: “Studimet universitare në kuadër të programeve të shkollës pasuniversitare të studimeve të thelluara (SHPU) dhe master i nivelit të dytë mund të njihen pjesërisht ose plotësisht për studimet e doktoratës, në përputhje me përcaktimet e bëra në statutet e IAL-ve. Pas një viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji programet e studimeve “Master i nivelit të dytë” përshtatet në programe studimi për diplomën master”. Po ashtu, në projektligj shkruhet se institucionet e arsimit të lartë, kanë të drejtë që përveç cikleve të tjera, të ofrojnë edhe programe profesionale, për të gjithë ata që mbarojnë shkollën e mesme, në fund të të cilit të jepet një diplomë profesionale. Institucionet e arsimit të lartë kanë të drejtë të ofrojnë edhe programe të studimeve jouniversitare, profesionale, pas arsimit të mesëm, me jo më pak se 120 kredite. Kohëzgjatja e këtyre programeve është jo më pak se dy vite akademike dhe në përfundim të tyre lëshohet diplomë profesionale në fushën e arsimit të kryer. Kreditet e akumuluara gjatë studimeve pas arsimit të mesëm mund të transferohen në studimet universitare të ciklit të parë në përputhje me kriteret që vendosin IAL

Ndërkaq, për sa i takon gjuhës angleze, kriteri i domosdoshëm për të vazhduar ciklin e dytë të studimit, institucionet të cilat do të “akreditohen” për sa i takon njohjes së certifikimit të testeve ndërkombëtare të gjuhës angleze, ende nuk janë përcaktuar.
Sipas specialistëve të arsimit, miratimi i këtyre institucioneve do të bëhet sipas disa rregullave me miratim në një shkallë të gjerë vendimmarrjeje.

Disa nga pikat e projektligjit

Në fakultetet e Mjekësisë të institucioneve publike të arsimit të lartë që kanë spitale universitare përgjegjës i shërbimit është titullari i shërbimit. Ai duhet të jetë figurë e spikatur në fushën e shërbimit dhe të ketë së paku titullin akademik “profesor i asociuar” ose gradën shkencore “doktor”. Të fituar në një universitet të njohur jashtë vendit.

Master të shkencave

Programet e studimit të ciklit të dytë i pajisnin të diplomuarit që zotërojnë diplomën Bachlor me njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor në një fushë, brenda një specialiteti.

Programet e studimeve ë ciklit të dytë realizohen me 120 kredite, ku përfshihen 30-40 kredite të projektit kërkimor dhe të tezës dhe kohëzgjatja e tyre është 2 vite akademike.

Në përfundim të programeve të integruara të studimeve lëshohet diplomë universitare “Master i shkencave” në fushën e arsimit të kryer.

Master

Programet e studimit master u ofrojnë të diplomuarve me një diplomë universitare së paku “Bachelor” arsimin dhe trajnimit të mirëfilltë profesional.

Programi i studimeve master realizohet me 90 kredite dhe kohëzgjatja e tyre është 1.5 vite akademike.

Në përfundim të këtyre programeve të studimeve jepet diploma universitare master në fushën e arsimit e të trajnimit profesional të kryer.

Institucionet e arsimit të lartë kanë të drejtë të pranojnë kandidatët që kanë fituar diplomën master në studimet e ciklit të dytë master i shkencave dhe të vendosin kritere për njohjen e transferimin e krediteve të vlefshme të fituara në studimet e masterit që i përgjigjen programit të studimeve të ciklit të dytë.

Institucionet e arsimit të lartë kanë të drejtë të ofrojnë edhe programe të studimeve jouniversitare, profesionale, pas arsimit të mesëm, me jo më pak se 120 kredite. Kohëzgjatja e këtyre programeve është jo më pak se dy vite akademike dhe në përfundim të tyre lëshohet diplomë profesionale në fushën e arsimit të kryer. Kreditet e akumuluara gjatë studimeve pas arsimit të mesëm mund të transferohen në studimet universitare të ciklit të parë në përputhje me kriteret që vendosin IAL
Diplomat master të nivelit të parë, diplomat e integruara të nivelit të dytë, që kanë grumbulluar në studimet universitare më pak se 300 kredite, të lëshuara para hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe diplomat e studimeve universitare që kanë zgjatur së paku 4 vite akademike deri në përshtatjen e studimeve sipas sistemit të Bolonjës, të ekuivalentuara, para hyrjes së fuqi të këtij ligji, me diplomat e integruara të nivelit të dytë, janë ekuivalente me diplomën universitare master.

Studimet universitare në kuadër të programeve të shkollës pasuniversitare të studimeve të thelluara (SHPU) dhe master i nivelit të dytë mund të njihen pjesërisht ose plotësisht për studimet e doktoratës, në përputhje me përcaktimet e bëra në statutet e IAL-ve. Pas një viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji programet e studimeve “Master i nivelit të dytë” përshtatet në programe studimi për diplomën master.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›