Ndryshimet e matures shteterore 4 provime te detyrueshme

Këtë vit pritet që maturantët të përballen me ndryshime në procesin e maturës shtetërore. Risitë këtë vit kanë të bejnë më diplomën e maturës, me të cilën do të pajisen, për herë të parë maturantët. Katër provimet tashmë do të jenë të detyrueshme, në të kundërt maturanti nuk e ka mbyllur ciklin e studimeve parauniversitare.
"Nuk ka ndryshime në thelb, po thjesht në mënyrën e konceptimit të saj. Nëse vjet kemi patur dhënien e dy provimeve që janë provime detyruese dhe më pas kemi dy provime që janë me zgjedhje dhe që përcaktojnë shkallën e kandidatëve që do vazhdojnë studimet e larta. Sivjet është taksative që do të jenë katër provime, pasi në fund maturanti nuk do të pajiset me deftesë, por do të pajiset me diplomë", tha Nora Malaj, zv. ministre e Arsimit.
Përsa i përket sistemit të vlerësimit, ai do të jetë i njëjtë, manual pavaresisht ideve që kanë hedhur drejtuesit e arsimit të lartë, që ai mund të ishte kompjuterik.
"Sistemi i vlerësimit do të jetë po ai që ka qenë duke u nisur nga notat përkatëse, po përsëri gjithë procedura do hartohet me bar code, do sekretohet, me sekretimin do korrigjohet nga dy persona dhe më pas i treti që do të bëjë atë që quhet nivelin më të lartë të vlerësueshmërisë së tyre", tha Malaj.
Edhe formati i formularëve A1 dhe A2, deri tani është menduar të jetë i njëjtë më atë të viteve me parë, ndërkohë që edhe rregullorja e matures nuk ka pësuar ndryshime.
Edlira Sulejmani