E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier maskat ne dhomen e gjumit. Thika kryefamiljarit

Është shënuar grabitja e 14 që nga fillimi i vitit 2010 ndaj kambistëve në qytetin e Fierit .Dy persona të maskuar kanë hyrë në shtëpinë e Sokol Trokës nëpërmjet litarit të varur nga kati i nëntë i pallatit ku ai banonte , dhe janë future në dhomën e gjumit të fëmijëve në katin e shtatë . Gjatë përleshjes me personat e maskuar 40 troka ka marrë dy plagë me thikë e më pas grabitësit kanë lidhur gruan e tij dhe kambistin e më pas kanë vjedhur 30 milion lekë të vjetra dhe janë larguar.

"Në momentin që ngre kokën shoh një hije, një djalë, kishte kapuc në kokë dhe më vërsulet direkt në krevat dhe më kërkon lekë. Ka ardhur shoku i tij i dyti që ka qenë pas shpine e më ka goditur", tha kambisti Sokol Troka.

"Jam shumë i gëzuar dhe shumë i lumtur që vëllai im sot është gjallë. Është terrorizuar gjithë familja. Ai nuk është hajdut, është kriminel. Po të ndodhte një gjë që vëllai im ta vriste atë kriminel unë e di që vëllai im do të shkonte në burg dhe ai do të ishte i ligjshëm", u shpreh vëllai i tij, Xhevahir Troka.

Të dy vëllezërit punonin në pikën e këmbimit valuator dhe Sokoli është babai i dy djemve nëntë dhe dymbëdhjetë vjec të cilët kanë qenë dëshmitarë të skenës së grabitjes dhe plagosjes së babit të tyre por që fatmirësisht nuk janë dëmtuar.

Aleksandër Nushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›